Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Befas Zgjohem".
3. Video është e këngës "Befas Zgjohem", por nuk këndohet nga Ingrid Jushi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.
Muzika:
Agron XhungaTeksti:
Irma KurtiOrkestrimi:
Shpëtim SaraçiPjesëmarrëse në
Festivali i 41-të në RTSH
Komente
Asnjë Koment
01/12/2002
Si e humbëm këtë ndjenjë
s'e besoj.
E kërkuam, nuk e gjetëm
si në lojë.
Të shkojmë diku larg,
nisje kjo pa kthim.
Ku të na çojnë kujtimet
le të ecim gjer në agim.
Porsi shokë ne, ish të dashur,
s'ka rëndësi.
Të humbasim në vështrime
unë dhe ti.
Në krahë të mbështetem
ashtu si dikur.
Me gjithë shpirt
po të lutem unë.
Se ndoshta është tharë
dhe bari, gjethet ku shkelëm.
Por është e vështirë që vendin
ta zerë një tjetër.
Jetojmë ne pa njeri -tjetrin,
një shekull që rrimë kaq larg.
Harrove çdo gjë,
rreth nesh vetëm heshtje ka.
Le të zbulojmë njeri-tjetrin
pasi u deshëm aq shumë.
Çdo ditë pa ty ikën, tretet
si flokëz bore,fare pa zhurmë.
Befas zgjohem, drithërohem
kur në ëndërr më afrohesh.
Natën kthehesh në një hije
lehtas më prek.
{{uname}}