Ingrid Jushi
Befas Zgjohem
Befas Zgjohem
Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Agron Xhunga, autore e fjalëve të tekstit rezulton të jetë Irma Kurti, ndërsa për okestracionin u kujdes Shpëtim Saraçi.
Teksti :: Song Lyrics
Si e humbëm këtë ndjenjë
s'e besoj.
E kërkuam, nuk e gjetëm
si në lojë.
Të shkojmë diku larg,
nisje kjo pa kthim.
Ku të na çojnë kujtimet
le të ecim gjer në agim.
Porsi shokë ne, ish të dashur,
s'ka rëndësi.
Të humbasim në vështrime
unë dhe ti.
Në krahë të mbështetem
ashtu si dikur.
Me gjithë shpirt
po të lutem unë.
Se ndoshta është tharë
dhe bari, gjethet ku shkelëm.
Por është e vështirë që vendin
ta zerë një tjetër.
Jetojmë ne pa njeri -tjetrin,
një shekull që rrimë kaq larg.
Harrove çdo gjë,
rreth nesh vetëm heshtje ka.
Le të zbulojmë njeri-tjetrin
pasi u deshëm aq shumë.
Çdo ditë pa ty ikën, tretet
si flokëz bore,fare pa zhurmë.
Befas zgjohem, drithërohem
kur në ëndërr më afrohesh.
Natën kthehesh në një hije
lehtas më prek.
s'e besoj.
E kërkuam, nuk e gjetëm
si në lojë.
Të shkojmë diku larg,
nisje kjo pa kthim.
Ku të na çojnë kujtimet
le të ecim gjer në agim.
Porsi shokë ne, ish të dashur,
s'ka rëndësi.
Të humbasim në vështrime
unë dhe ti.
Në krahë të mbështetem
ashtu si dikur.
Me gjithë shpirt
po të lutem unë.
Se ndoshta është tharë
dhe bari, gjethet ku shkelëm.
Por është e vështirë që vendin
ta zerë një tjetër.
Jetojmë ne pa njeri -tjetrin,
një shekull që rrimë kaq larg.
Harrove çdo gjë,
rreth nesh vetëm heshtje ka.
Le të zbulojmë njeri-tjetrin
pasi u deshëm aq shumë.
Çdo ditë pa ty ikën, tretet
si flokëz bore,fare pa zhurmë.
Befas zgjohem, drithërohem
kur në ëndërr më afrohesh.
Natën kthehesh në një hije
lehtas më prek.
- Publikimi: 01/12/2002
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Komente 0