TEKSTESHQIP
Irma Kurti & Petrika Agolli - Në Avion Me Ty
Irma Kurti & Petrika Agolli
Në Avion Me Ty

Këngën e kompozoi Nonda Kajno, autore e tekstit rezulton të jetë Irma Kurti, ndërsa orkestrimi dhe produksioni është përshtatur nga Petrika Agolli. Pas një pune me pasion e dëshirë, ky produkt vjen i finalizuar dhe tek shikuesit i përpunuar nga ana vizuale me anë të një videoklipi muzikor, i cili është krijuar nga Studio Fokus Art. Ky videoklip erdhi në platformat online më 23 Shtator 2024 dhe shumë shpejt ngjalli tejet mase kureshtje.
Teksti :: Song Lyrics
Unë sjell ndër mend si sot atë udhëtim
trupi im dridhej si hije,
kokën tek ti mbështesja ngadalë
dhe kridhesha në ëndërrime.

Refreni:
Retë larg në qiell u tretën një nga një
bota dukej një vend më i mirë.
Në avion me ty, frika dhe trishtimi
shuheshin si dallgë në perëndim.

Befas në çast, tej në horizont
yjet u shfaqën në errësirë,
por dy sytë e tu ndriçonin dhe më shumë
dhe çdo gjë mbulohej me magji.

Refreni:
Retë larg në qiell u tretën një nga një
bota dukej një vend më i mirë.
Në avion me ty, frika dhe trishtimi
shuheshin si dallgë në perëndim.

Si një fllad i butë më prekte gjer në shpirt
zëri yt, një pëshpëritje,
fjalët nuk arrinin të gjitha tek unë,
por ndjesitë ngrohnin zemrën time.

Refreni:
Retë larg në qiell u tretën një nga një
bota dukej një vend më i mirë.
Në avion me ty, frika dhe trishtimi
shuheshin si dallgë në perëndim.

VIDEOKLIPE

Komente 0