TEKSTESHQIP

Iva Aliko: “Politikani Plak Më Dhuroi Super Apartament“

13-4-2016
Iva Aliko: “Politikani Plak Më Dhuroi Super Apartament“
Iva Aliko është një vajzë seksi nga Tirana, që tashmë po kërkon të hyjë në rrugën e muzikës.
Është e hapur për të folur për gjithçka i ndodh në jetën e saj të ekspozuar tai, pasi dëshiron të bëjë karrierë si showgirl. 23 vjeçarja bionde e ka nisur me modën, baletin, prezantimin dhe po investon për të çarë në muzikë.

Më format bombastike të trupit ajo përballet sa me ngacmimet aq edhe me dyshimin e të tjerëve, për të mësuar se çfarë ka origjinale dhe çfarë e ka në sajë të ndërhyrjeve estetike.

Një prej tyre ishte dhe Shota Baraliu, e cila e preku "live" Ivën në programin e ri "Rrokum" të Kastro Zizos. Por si ndihet ajo përballë burrave të rëndësishëm të biznesit dhe polikës e përfitimet materilae prej tyre i rrëfen në këtë intervistë të hapur për "Story".

Komentohesh si vajza më seksi që po pushton rrjetet sociale me fotot provokuese. Ti vetë me cilën pjesë të trupit mburresh?

Nuk mund të veçoj ndonjë pjesë të trupit tim. Të qenurit seksi qëndron në totalin e fizikut që kam. Për mua pjesa më seksi e trupit është ajo që preket më shumë.

Me cilën femër VIP të huaj e krahason veten?

Nuk më pëlqejnë krahasimet. Në përgjithësi nuk bëj krahasime.

Personave që duan të provojnë me prekje origjinalitetin e aseteve të tua fizike si u përgjigjesh?

Jam e hapur tek kjo pjesë. Është diçka faktike që unë e kam bërë dhe "live" në emisione televizive.

Ndërkohë synon karrierë si këngëtare, po cila është muzika që të çmend?
Në përgjithësi më pëlqejnë të gjitha rrymat muzikore. Nuk mund të veçoj ndonjë muzikë që më çmend.

Mashkulli më seksi në muzikën shqiptare kush është?

Në muzikën shqiptare s’kam ndonjë perferencë të gjinisë mashkullore, për ta përkufizuar "seksi".

Rivalja jote më e fortë në muzikë?

Nuk i shoh si rivale vajzat e tjera, përkundrazi me pjesën më të madhe kam miqësi.
Propozimi më i fortë që të kanë bërë dhe nga kush?

Propozimi më i fortë ka qenë nga një sheik, i cili ishte i vjetër në moshë, por që kishte një djalë "super sexy", dhe më tundoi ideja që unë do të ballafaqohesha me të çdo ditë.

Pate diçka me sheikun apo me djalin e tij?

Jo nuk pata diçka, por jemi në kontak. Flasim vazhdimisht.

Mund të keni diçka në të ardhmen?

Pse jo?! Ndoshta.

Marrëdhëniet me meshkujt si i ke, numëron shumë histori?

Nuk numëroj shumë histori.

Cilët meshkuj të tërheqin?

Më tërheqin meshkujt me karakter të fortë, e që janë dikushi në jetë.

Në shtrat si sillesh?

Në shtrat jam pasionante. Pra jam shumë e mirë në krevat.

Çfarë të ofrojnë ata?

Shumë gjëra më ofrojnë, si dashuri ashtu dhe gjëra materiale.

Një dhuratë super e shtrenjtë që ke marrë dhe nga kush?

Ishte një unazë diamanti shumë e kushtueshme, e porositur posaçërisht për mua me inicialet e mia me vlerë 20 mijë dollarë. Këtë dhuratë ma bëri i dashuri im biznesmen. Është i njohur në fushën e biznesit, por s’mund ta përmend emrin pasi tani jemi ndarë.

Të tjerë persona të njohur dhe me pushtet në Shqipëri të ngacmonjnë?

Po, mes tyre dhe politikanë por nuk dua të flas e të përmend emra për momentin. Ndoshta më vonë do i bëj publikë emrat e tyre.

Çfarë të ofrojnë?

Gjëra materiale, makina dhe shtëpi.

Ke pranuar dhuratë një shtëpi?

Po, një apartament dy dhoma e një kuzhinë në zonën Komuna e Parisit në Tiranë.

Është politikan i ri në moshë, apo i vjetër?

Jo, nuk është i ri në moshë.

Kaq tip praktike je në një lidhje?

Jam tip praktike. Por ndonjëherë ndihem dhe romantike, por kjo varet nga partneri.
(Express)

Komente 0