TEKSTESHQIP
Jasmina Dervishi - Fantazi
Jasmina Dervishi
Fantazi

Për muzikën dhe për produksionin është përkujdesur Enis Mullaj, teksa autore e tekstit është Eriona Rushiti.
 Nëse e ke humbur rrugën në ëndrra, le të jetë Jasmin’ harta jote. Mos ki frike të zhytesh në detin e fantazisë. Mos ki frikë të duash botën ndryshe. A ju ka ndodhur ndonjëherë që të kërceni aq shumë sa ta gjeni veten në një dimension paralel? Një gjë është pak, por e sigurt, që kjo e dielé, do t’ju gjejë duke këcryer deri sa fryma të kërkojë ajër. Jasmina vjen me dritë dhe ritëm. Ashtu si titulli i saj, edhe vetë kënga ju fton në fantazi. “Fantazi” vjen, si thirrje për të lënë pas çdo ndjesi negative që na falin njerëzit përreth, e për t’ju dedikuar vetes në cdo grimcë të saj.
Teksti :: Song Lyrics
STROFA:
Do të doja shumë tani,
Të më jepje pak hapësire.
Ty të tregoja.
Ty të tregoja.

Sa e çmendur jam për ty.
Ku më çon kjo fantazi,
Po të jetoja,
Me ty të jetoja!

PARA REFRENI:
Kur ti në jetë jep gjithçka,
Mund të lëndohesh sa më s’ka.
Bie, digjesh,
Por do ringrihesh.

REFRENI:
Të më duash, nuk mjafton.
Të të dua, nuk mjafton.
Përtej meje fantazo.
Përtej teje fantazoj.

PARA REFRENI:
Kur ti në jetë jep gjithçka,
Mund të lëndohesh sa më s’ka.
Bie, digjesh,
Por do ringrihesh.

REFRENI:
Të më duash, nuk mjafton.
Të të dua, nuk mjafton.
Përtej meje fantazo.
Përtej teje fantazoj.
Komente 0