TEKSTESHQIP
Jehona Sopi - Fustani I Bardhe
Jehona Sopi
Fustani I Bardhe

Muzikën e këngës e kompozoi Armend Rexhepagiqi, teksti është shkruajtur nga Aida Baraku, ndërsa për arranzhimin u kujdes Darko Dimitrov.

Teksti :: Song Lyrics

Rrudha t'reja thonë të vërtetën
si të huaj u përshëndetëm
kot aq vite ne bashkë fjetëm
miq të përjetshëm nuk mbetëm
po pelcasin ku s’është e qepur mirë
zemer mashkulli si beton
ç’ka nuk shkriva unë le ta shkrijë ajo
shoqja jonë

REF:
Oo tradhëtat, vishja fustanin e bardhë
fustanin e bardhë vishja ti
mbi shpirtin e zi
mbi shpirtin e zi x2
o tradhëtar

Çdo të dielë dëgjoje këmbana
se do te kthehesh janë veç përralla
është nje gjarper ktu në gjoksin tim
kjo më qenka shpërblim
ti i ngopur unë e uritur
e uritur për dashuri
çka nuk pata unë
le ta ketë
shoqja më e mirë

REF:
Oo tradhëtar vishja fustanin e bardhë
fustanin e bardhë vishja ti
mbi shpirtin e zi
mbi shpirtin e zi

O tradhëtar n’sy të botës i paparë i paparë
mbet dashuria e parë dashuri e pare
dashuri e parë
o tradhëtar

O tradhëtar vishja fustanin e bardhë
fustanin e bardhë vishja ti
mbi shpirtin e zi mbi shpirtin e zi
o tradhëtar

Kontribuan:
Blerta,
Teuta Hoxha,
Mia
Komente 0