Vizat Lene Jericho Pa Performuar Ne Bruksel
17-4-2012

Problemet me viza janë bërë shkas që rock grupi i njohur kosovar "Jericho" të mos mund të bëhet pjesë e edicionit të gjashtë të festivalit "Balkan Trafik 2012".
Kur është dashur që katërshja nga Kosova të flasë për përjetimet nga paraqitja në "kryeqytetin e Evropës", Bruksel, ata janë bërë bashkë në kryeqytetin kosovar për të shprehur mllefin e tyre, për problemet që vetë i kanë quajtur banale.
"Eurofashizëm" ia kanë lënë titullin tekstit, të cilin e kanë bërë publik përmes faqes zyrtare të tyre në rrjetin social "Facebook", bën të ditur "Koha Ditore". Të njëjtën e kanë nisur edhe në adresë të vendeve dhe institucioneve të BE-së.
Festivali që i dedikohet tërësisht Ballkanit kishte lënë në dispozicion 45 minuta, nga mbrëmja e 14 prillit për rock grupin nga Kosova. Atje ata do do të paraqiteshin me "Gegë rock". Por kishin përgatitur edhe dy këngë në formë të improvizimeve që i janë dedikuar ekskluzivisht asaj mbrëmjeje. "Balkan Trafik" është festivali që bashkon kulturat e vendeve të këtij rajoni në zemër të Evropës. Por Kosova edhe kësaj here është veçuar.
"Në aspektin e izolimit e të poshtërimit (ndonjëherë edhe të likuidimit fizik), Kosova u përngjan simbolikisht getove të hebrenjve në kohën e nazistëve", thuhet në letrën që "Jericho" ka përhapur mesditën e së hënës.
"Kufijtë e botës për qytetarin e Kosovës janë ura e Ibrit, kërshat e Malit Zi, Kriva Pallanka në Maqedoni, e deti në Shqipëri. Ndonjëherë e kemi ndjenjën se ka mbetur vetëm edhe në det të na hidhni", ka vazhduar më tej letra, e cila i ka lënë vend përshkrimit të "tripit" të "Jerichos" nëpër rajon.

(Telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0