Jericho
Kanga E Ashikëve
Kanga E Ashikëve
Siç është bërë tashmë traditë, materiali muzikor është përcjellë tek artdhashësit i përpunuar tejet mirë edhe me videoklip muzikor, produksionin e të cilit e punoi Pinkmoon Creative. Videoklipi u publikua më 5 Maj 2016. Kompozimin dhe tekstin e kreu Petrit Çarkaxhiu, teksa këngën e orkestruan bashkarisht vetë artistët.
Teksti :: Song Lyrics
Sa shumë m’ka marrë malli
Për nji kangë të vjetër
Nji kavallit zonin t’ja nigjojë
2x
E t’i knoj dashnisë si ashik i vjetër
Fjal’t e Hakit t’i kujtojë
Nëpër hallka t’nalta burrat tuj këndue
Emrin Tand shumë tu e përmen
N'këtë dynja garib jon, ashikat e tue
Afër vetit bonju ven
Ftyrat sikur hana natën kur rrëzon
Nuri zbardhi zemrën, neve dritë na bon
2x
Falë i kofsha ktij rahmeti, oj farë e dashnisë
Bone Zot o zëmren teme venin e lumnisë
Dul sabahi e na agoi shkrete
Shkun ashikat zemrat na lanë vete
Hajde sonte t’rrijmë bashkë more vlla
Për hatër t'ashkit sofrën ta shtrojmë na
Me muhabet, o natën ta bojmë sabah
O se prej dynjas o kush don me ik
Me emër t'Hakit bohet ashik
Për nji kangë të vjetër
Nji kavallit zonin t’ja nigjojë
2x
E t’i knoj dashnisë si ashik i vjetër
Fjal’t e Hakit t’i kujtojë
Nëpër hallka t’nalta burrat tuj këndue
Emrin Tand shumë tu e përmen
N'këtë dynja garib jon, ashikat e tue
Afër vetit bonju ven
Ftyrat sikur hana natën kur rrëzon
Nuri zbardhi zemrën, neve dritë na bon
2x
Falë i kofsha ktij rahmeti, oj farë e dashnisë
Bone Zot o zëmren teme venin e lumnisë
Dul sabahi e na agoi shkrete
Shkun ashikat zemrat na lanë vete
Hajde sonte t’rrijmë bashkë more vlla
Për hatër t'ashkit sofrën ta shtrojmë na
Me muhabet, o natën ta bojmë sabah
O se prej dynjas o kush don me ik
Me emër t'Hakit bohet ashik
DËRGOI:
- Publikimi: 05/05/2016
- Ora: 18:06
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Orkestrimi:
- Muzika:
- Teksti:
- Video produksion:
Komente 0