Jeta Faqolli: Babai Me Hoqi Nga Shkolla Ne '97-En
9-5-2012
Këngëtarja Jeta Faqolli, do të vijë sot në një intervistë duke ndarë me ne, atë që shumëkush e quan periudhën më të bukur…Në fakt ky konstatim mund të vlejë për shumë të tjerë, por jo ekzaktësisht për Jetën. Asaj i është dashur ta lërë në gjysmë gjimnazin, si pasojë e luftës që plasi në '97-ën, për ta vazhduar atë shumë më vonë…
Jeta, në cilën periudhë e ke kryer gjimnazin?
Duhet të kenë qenë vitet 1994-'98. Gjimnazin e kam bërë në Tiranë.
Si e kujton këtë periudhë?
Mund të them që e kam kaluar mirë. Ka qenë një periudhë e mbushur me momente të gëzueshme me shoqërinë.
Ke qenë tip i hedhur?
Jo, fare. Kam qenë shumë e ndrojtur. Kam ndryshuar në varësi të viteve. Nëse në periudhën e tetëvjeçares isha më e hedhur, në gjimnaz ndryshova dhe u bëra vajzë e tërhequr. Isha vajza tipike e turpshme. Tani kam ndryshuar prapë (qesh).
Me mësimet si ke qenë?
Nuk shquhesha si nxënëse shumë e mirë. Ishin disa lëndë shoqërore në të cila isha më mirë, ndër sa në këto shkencoret aspak. Me matematikën, gjuhën dhe letërsinë nuk kisha marrëdhënie shumë të mira (qesh).
Cila ishte lënda që urreje më shumë?
Urreja kiminë.
Po me mësuesit si e kishe marrëdhënien?
Shumë të mirë. E thashë edhe pak më lart, që duke qenë vajzë e ndrojtur preferoja të ekspozohesha sa më pak. Nuk isha nga ato që krijonin afrimitet me mësuesit. Thjesht i respektoja dhe mbaja distancë.
Po ndonjë zënkë ka ndodhur?
Jo. Në gjimnaz kurrë. Po më kujtohet një rast në klasën e tetë kur mësuesja më bërtiti para gjithë klasës për notën që kisha marrë në lëndën e saj dhe unë nga turpi që ndjeva u ngrita dhe dola nga klasa. Më pas ajo më tha se nuk do të më pranonte më pa prindin dhe të gjithë që u habitën se si u largova ashtu nga klasa. Ky ka qenë momenti i vetëm në të gjitha vitet e mia shkollore që unë jam konfliktuar me një mësues, nëse mund ta quajmë konflikt. Ishte një situatë që nuk u përsërit kurrë më.
Me prindërit si shkoje? Të kontrollonin apo të kërkonin llogari?
Kjo ka qenë ndoshta pjesa më e vështirë. Prindërit e mi ishin shumë fanatikë, sidomos babi. Kur mbarova klasën e tetë ata donin që unë të mos shkoja fare në gjimnaz.
Këmbëngulja jote bëri që të vazhdoje shkollën e mesme?
Po, sigurisht që unë këmbëngula dhe ata pranuan, por gjithmonë duke më kontrolluar në çdo gjë që unë bëja. Unë e kam bërë gjimnazin në vite të vështira për Shqipërinë dhe ata me të drejtë frikësoheshin. Më kujtohet që vetëm në pallatin tim rrëmbyen dy vajza dhe babi rrinte gjithë kohës me këtë frikë, sidomos në vitin '97. Atij i duhej të lëvizte shpesh për në Greqi dhe si përfundim më hoqi nga shkolla vitin e fundit. Unë nuk arrita dot ta bëja maturën.
Po pse nuk vazhdove të këmbëngulje?
Me gjithë dëshirën time unë isha vajzë e urtë dhe e bindur. Duke i respektuar në maksimum prindërit e mi u binda edhe për këtë. Më vonë kur u rrita e rikuperova edhe atë vit dhe u shkollova. Për këtë arsye dolën para ca vitesh thashetheme për shkollën time. Sot prindërit e mi kanë ndryshuar dhe nuk janë më njësoj. Edhe unë në ato vite ndoshta nuk i kuptoja, por sot i kuptoj dhe e di që çdo gjë e kanë bërë vetëm për përkujdesje.
Po nëpër mbrëmje apo ekskursione shkoje?
Nëpër ditëlindje ato pak herë kur shkoja më shoqëronte mami dhe kur të tjerët dilnin pas ditëlindjes unë kthehesha në shtëpi. Në ekskursione kam qenë rrallë dhe me shumë vështirësi. Domethënë pasi zihesha me mamin kishte raste që më linin të shkoja, po gjithmonë kur bëhej fjalë për qytete afër (qesh).
Të ngacmonin djemtë në shkollë? Të ndalonin për propozime?
Më flisnin, po gjithmonë nga larg. Nuk ka ndodhur asnjëherë që dikush të më afrohej sepse unë nuk do ia jepja kurrë shansin. Nuk lejoja të më afrohej njeri dhe gjithmonë ecja me nxitim për në punën time.
Çfarë ëndërroje në ato vite? Çfarë mendoje për të ardhmen?
Mund të them që kur dikush dëshiron vërtet fort diçka me siguri e arrin. Unë që atëherë ëndërroja muzikën dhe vetëm këndoja. Edhe kur dukej e pamundur unë sërish vazhdoja ëndërroja dhe me shumë mund e durim e arrita.
Kujt doje t'i ngjaje? Cilat ishin këngëtaret e tua të preferuara në ato vite?
Adhuroja Parashqevi Simakun, Anita Bitrin, motrat Libohova dhe këngët e tyre i këndoja gjithë ditën (qesh). Pastaj dëgjoja edhe shumë muzikë të huaj dhe më pëlqenin hitet e atyre viteve. Sigurisht, me kalimin e kohës edhe preferencat e mia kanë ndryshuar ose më mirë të themi janë shtuar. Muzika ka qenë gjithmonë në zemrën time.
Cilën do të veçoje si ditën më të bukur të gjimnazit?
Do quaja si ditën time më të bukur kur shkova në një ditëlindje. Na mblodhi një shoqe e klasës me emrin Eda, që nuk ishte shoqja ime më e ngushtë, por që unë u kënaqa vërtet shumë. Mbaj mend që atë ditë nuk e di pse kam qenë e lirshme dhe kam kërcyer shumë.

(Gazeta Shqiptare)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 2