TEKSTESHQIP

Jeta Faqolli: Do Doja Nje Te Dashur Menaxher

19-6-2012
Jeta Faqolli: Do Doja Nje Te Dashur Menaxher
Jeta Faqolli tashme nuk eshte me nje emer i panjohur. Ajo eshte pjese e shume festivaleve edhe aty ku kendohet live. Me nje ze karakteristik duket se ka terhequr vemendjen e shume fansave, megjithese pretendon ende shume nga vetja. Ne nje interviste per gazeten "Koha jone" ne suplementin "Summer Time", Jeta rrefen se tashme ka ardhur momenti qe artistet duhet te kene nje menaxher. Ajo ndihet e pafat qe ende nuk e ka gjetur nje menaxher te mire, gje qe thote se e ka penalizuar qofte ne menaxhimin e klipeve te saj, ashtu edhe ne pjesemarrjen ne evenimente te ndryshme. Per me shume lexoni intervisten.

Jeta, kenga juaj me e fundit "Vetem jeto" ishte bashkepunimi me Kellyn, me te cilen ju dolet deri ne naten finale edhe ne "Top Fest", c'mund te na thoni me shume mbi kengen, qe eshte goca e klikuar ne "YouTube"?

Po, mund te them ne radhe te pare qe kete duet dhe bashkepunim ia kam kerkuar une vete Kellyt, pasi ai eshte nje kengetar shume potent dhe me nje ze shume te vecante ai e pranoi me kenaqesi ftesen. Kengen e kemi punuar tek Darko Dimitrov me tekst te Big Bastes dhe ka qene nje kenge e bere enkas per te konkurruar ne "Top Fest". Me behet qejfi qe kenga u pelqye dhe bashkepunimi rezultoi i suksesshem, sepse ky ishte edhe qellimi im, qe te dilja sa me mire, pasi edhe vjet isha ne naten finale dhe sigurisht qe doja te mbaje kete pozicion, por edhe per me lart pse jo.

Keni menduar qe t'i beni nje klip kesaj kenge?
Jo, me mire do ta le keshtu, sepse me kete kenge ne kemi tre prezantime ne faza te ndryshme. Keshtu qe kemi goxha dalje ne skene dhe nuk mendoj se ka nevoje per nje klip, normalisht per klip une kam nje ide tjeter, pasi duhet nje kenge tjeter, nje rryme tjeter qe te jete nje hit veror.

Kelly dhe Jeta Faqolli ne Top Fest 9
Pretendonit me shume nga "Top Fest"-i, apo u kenaqet me faktin qe shkuat deri ne finale?
Isha shume e kenaqur njehere qe une isha ne finale, duke marre parasysh qe shume kengetare te tjere nuk arriten te kalonin ne kete faze. Sigurisht qe do te me pelqente qe te merrja edhe nje cmim, por, te them te drejten, edhe prisja, edhe nuk e prisja marrjen e nje cmimi. Megjithate jam shume e kenaqur me ate qe arrita, pasi bera nje performance shume te mire, arrita te dominoja edhe emocionet, qe te them te verteten ua kisha friken. Sepse finalja eshte nje nate shume e madhe dhe te jep shume emocion dhe emocioni te bllokon ne vokal, ne interpretim, gje qe une arrita ta kaloj me sukses.

Ky ishte bashkepunimi juaj i dyte, pasi gjithmone keni interpretuar solo, si u ndjete ne kete duet?
Shume mire dhe shume e sigurt te them te verteten, sepse te kendosh ne duet pergjegjesia ndahet ne mes. Dhe klikimet jane me te shumta ne numer, sepse jemi dy dhe keshtu numri i fansave rritet dhe normalisht duetet jane shume te bukura, pasi ka nje nderthurje timbresh. Ky eshte dueti im i dyte, ashtu sic thate edhe sigurisht qe do te kem edhe te tjera, pasi edhe ofertat kane qene te shumta, por mendoj se per kengen e veres do te jem solo.

Ju thate se keni disa oferta per duete, a jane keta emra te njohur te skenes apo emra te rinj?
Dy bashkepunimet e mia, jane i pari me nje grup shume te njohur dhe te dashur per publikun, "Deep Sistem" ashtu edhe me Kellyn, qe eshte me disa kenge te suksesshme ne treg. Dhe te them te verteten, une e synoj kete fakt, qe bashkepunimet e mia te jene vetem me emra te suksesshem. Sepse edhe une ndihem me e sigurt, pasi mendoj se ende nuk i kam arritur ato maja qe une i synoj, sepse, pasi une te bej ate bumin tim, sigurisht qe do te pranoj edhe ofertat e emrave me te rinj. Kam pasur oferta nga kengetare shume te mire, por qe nuk jane aq te njohur dhe fatkeqesisht une i kam refuzuar, pasi nuk e kam arritur majen.

Po meqenese ju kerkoni majat, cila eshte maja per ju, sa i perket karrieres suaj?
Une do te doja qe te arrija suksesin dhe sa i perket pjesemarrjes ne festivale te ndryshme, do te doja qe te vleresohesha me cmime dhe sigurisht edhe me cmimin e madh. Sa i perket klipeve do te doja qe te arrija numer rekord klikimesh, gje qe une nuk i kam arritur ne realitet. Kur them kete te fundit do te doja qe realisht te arrija nje numer te konsiderueshem klikimesh, por une nuk kam nje menaxher qe te menaxhoje klipin dhe ta shperndaje ne faqe te ndryshme dhe qe te tjeret e kane dhe kane arritur deri ne 1 milion klikime.

Mendoni se ka ardhur koha qe kengetari te jete menaxher per veten, apo te kete agjenci qe te merret me menaxhimin e artisteve?
Sot nuk ka nje agjenci qe te menaxhoje artistet, nderkohe qe menaxhere qe merren me menaxhimin e kengetareve te tyre, ka. Dhe duket fama qe merr nje kengetar qe ka nje menaxher te mire, dhe ai apo ajo tjetra qe vetemenaxhohen. Dhe mendoj se eshte nje gje shume e mire, pasi te lehteson shume gjera. Une gjithcka qe e kam arritur e kam bere me forcat e mia, por qe e ndjej mungesen e nje menaxheri te mire qe te me mbeshtes apo qe te beje marketing per mua. Ndoshta eshte pikerisht kjo mungese qe mua me ka lene paksa mbrapa, qofte si ne klikime ashtu edhe me pjesemarrjen time ne evenimente te rendesishme.

Po cfare duhet te besh per te pasur nje menaxher, duhet ta kerkosh vete, apo eshte ai qe afrohet tek artisti?
Po nuk eshte problemi qe te te afrohet, pasi edhe mund te shkosh ti tek ai. Por ketu tek ne nuk ka menaxhere te mirefillte. Jane disa producente qe bejne edhe rolin e menaxherit, por qe mbeshtesin ate grup artistesh qe tashme bejne pjese ne stafin e tyre dhe nuk pranojne te tjere. Nuk e di, por mund te jem edhe une pa fat, qe nuk e kam gjetur deri ta personin e duhur qe te me mbeshtese.

Kemi pare se fundmi qe shume prej kengetareve te suksesshme kane per menaxher njeriun e zemres. A do ta donte Jeta nje gje te tille?
Do te ishte nje gje shume e mire dhe shume e bukur, por eshte shume e veshtire qe te gjendet them une, sepse duhet t'i pershtatet shijeve te mia, ne radhe te pare duhet te jete i duhuri, ashtu sic thate edhe ju dhe me pas te me mbeshtese ne karrieren time. Une mendoj se ketu ne Shqiperi eshte pak e veshtire ose une jam pa fat. Sepse ende nuk e kam gjetur as njeriun e zemres, sa nje menaxher te mire do te ishte shume e bukur po te ndodhte.

Gjate kesaj kohe, a ka ndodhur ndonje gje e re ne jeten personale tuajen?
Jo, nuk ka ndodhur asgje, dhe une "fajesoj" edhe veten time disi, pasi kam shume pretendime per personin qe do te kaloje jeten me mua. Jo se e dua te bukur, apo dua princin e kalter, por dua njeriun qe te me doje dhe te me perkrahe ne profesionin tim.

Cili eshte njeriu ideal per ju?
Njeriu im ideal eshte nje person qe te me respektoje, te kalojme mire me njeritjetrin dhe mbi te gjitha te me mbeshtese dhe te me perkrahe ne profesioni tim. Duhet te jete mendje hapur, pasi ashtu jam edhe une vete.

Si e shihni mentalitetin e meshkujve shqiptare sot?
Mentaliteti i meshkujve shqiptare eshte ende i prapambetur dhe sot ka shume meshkuj fanatike, qe nuk do ta pranonin kurre per grua nje femer qe ngjitet ne skene dhe performon.

Vera sapo ka nisur, cili eshte projekti juaj veror?
Momentalisht kam dy materiale ne dore dhe nuk kam vendosur ende se ke duhet te pergatis. Pasi tashme kam filluar qe te mos nxitohem me, por te mendohem mire para se te vendos per dicka. Patjeter qe do te jete nje kenge ritmike, per momentin jam ende duke e marre avash-avash, por mendoj se do ta kap ritmin shume shpejt dhe sigurisht qe deri nga fillimi i gushti, kenga dhe klipi do te kete dale.

Kenget do te realizohen me bashkepunetore te rinj apo jane bashkepunetoret tuaj te meparshem?
Bashkepunetoret e mi jane te rinj sa i perket bashkepunim me mua, pasi ata jane emra shume te njohur ne fushen e muzikes, dua te them vetem dicka, qe njeri eshte nga Maqedonia dhe tjetri nga Kosova.

Sa i perket look-ut tuaj, do te beni ndonje ndryshim, apo do te vazhdoni te rrini ne keto ngjyra?
Kete nuk e kam menduar, por sigurisht qe do te jete dicka ndryshe, pasi mua me pelqejne ndryshimet. Vitin e kaluar nderrova ngjyren e flokeve kur bera klipin, me siguri qe edhe kete vere do te bej nje ndryshim, por duhet te perfundoje kenga, pasi une look-un tim gjithmone ia pershtat kenges qe kendoj.

Nderkohe, ju keni rikthyer format tuaja perfekte, si ia keni arritur?
Ia kam arritur me shume palester dhe duke ngrene gjerat qe duhet te konsumosh. Une jam nje vegjetariane dhe ha ushqimet qe me duhet mua, pra jane te dyja, palestra dhe ushqimi.
(yllka selita/koha jone)

Komente 0