TEKSTESHQIP

Jeta Faqolli: Këngëtarët Duhet Të Kenë Një Profesion Të Dytë

13-1-2013
Jeta Faqolli: Këngëtarët Duhet Të Kenë Një Profesion Të Dytë
Ajo tashmë ka krijuar imazhin e një këngëtare të njohur, ndërsa shpreh shqetësimin se këngëtarët e muzikës moderne nuk fitojnë aq sa fitojnë ata të muzikës popullore. Jeta Faqolli, e cila ka festuar këtë javë edhe ditëlindjen e saj, shprehet shumë e pakënaqur për tregun muzikor shqiptar. Këto ditë këngëtarja ka publikuar edhe klipin e saj ''S'mundem të fal'', këngë e cila është punuar shumë vite më parë.

Me çfarë po merreni kohët e fundit dhe cilat janë impenjimet momentale?

Sapo kam përfunduar klipin tim të ri, një baladë me titull ''S'mundem të fal''. Gjithashtu edhe me punën time si menaxhere në një firmë private dhe me koncerte herë pas here kur jam e ftuar.

Si ka qenë kjo periudhë për Jetën në sferën e muzikës, sa je e kënaqur nga organizimet e koncerteve dhe eventeve?

Këtë muaj ka pasur vërtetë shumë aktivitete në krahasim me muajt e mëparshëm që kanë qenë më dobët.

Ku kënduat për festat e fundvitit?

Për Vitin e Ri isha në Greqi në datat 29, 30, 31dhe surpriza ime për fansat ishte shfaqja e klipit të ri. Këtë këngë e kam realizuar para gjashtë viteve, kam qenë pjesëmarëse në Top Fest 5 por nuk u fut në finale dhe nuk u lançua si këngë atëherë, por shumë fansa dhe njerëz të afërm që e dëgjonin më thonin pse nuk e bën një video se është shumë e ndjerë me tekst dhe muzikë të bukur. Një ditë teksa e dëgjoja vendosa t'i bëj klip.

Si mendoni mund të jetohet vetëm nga muzika, apo duhet një tjetër profesion për të mbijetuar?

Jetohet dhe fitohet vetëm nga muzika popullore. Muzika popullore mendoj që ka fitime më të mëdha, ndërsa muzika e lehtë edhe më pak fitimprurëse. Unë jam e punësuar në biznesin e një të afërmes time dhe shpesh këngët i financoj vetë por edhe me sponsora herë pas here. Këngëtarët e muzikës modern është mirë që të meren dhe me një profesion të dytë, sepse mendoj që gjejmë kohë për t'i bërë të dyja punët.
(shqiptarja)

Komente 0