Jmc, Se Shpejti Albumi I Dyte
18-4-2012
Flet këngëtari i grupit OMERTA, JMC OMERTA: "Femra perfekte, 80% djall dhe 20% engjëll!".
Grupi OMERTA është një nga grupet më të spikatura të muzikën Hip -Hop në Shqipëri dhe më tej. "TOP FEST", është një nga aktivitetet, ku ky grup ka spikatur. E përbërë nga tre djem të rinj ky grup që ka zënë dhe disa çmime jashtë ka tërhequr vëmendjen e kritikëve të muzikës. JMC OMERTA është një ndër pjesëtarët e këtij grupi, i cili tashmë po punon për albumin e tij të dytë në Barcelonë.
-Çfarë kënge keni prezantuar për herë të parë dhe çfarë emocioni keni ndjerë? Ku e keni prezantuar?
-Kënga e parë që kam prezantuar ka qenë "Luaj me flakë" të cilën e realizova në Greqi, me grupin që unë bashkëpunoj. Realizimi i kësaj kënge ka qenë një emocion i paparë. Ishte hera e parë që dilja në skenë Live, ku kishim përballë 5 grupe nga më me emër të muzikës "Lovv bap"
Po albumi i parë, ku u realizua dhe vështirësitë? Sa këngë kishte ky album dhe kënga juaj e preferuar?
Albumi i parë titullohet "Dëgjo dhe mos harro". Ky album u realizua në Shqipëri dhe u publikua nga "Bass Records". Albumi kishte 11 këngë, ku çdo këngë ka veçantin dhe historinë e vet. Personalisht nuk mund të veçoj asnjë prej tyre. Për mua janë të gjitha të bukura.
-Kur është formuar grupi OMERTA dhe cilët janë pjesëtarët e grupit?
Grupi OMERTA u formua në vitin 2007 në Tiranë. Në grup jemi 3 pjesëtar JMC, PAPI dhe LAZY
- Sa koncerte keni dhënë bashkë dhe në sa aktivitete dhe konkurse keni marrë pjesë?
-Koncertet brenda Shqipërisë janë të panumërta. Ne tashmë jemi bërë të njohur kudo dhe kemi shumë kërkesa. Gjithashtu, dua të theksoj se, ne jemi pjesëmarrës në shumë aktivitete si "TOP- FEST", "Çelësi muzikor në Kosovë", ku morëm dhe çmimin "Interneti" ndërsa më 24 prill jam vetëm, pa grupin në Barcelonë.
- Cili zhanër është i preferuar nga grupi juaj?
-Normalisht "Hip- Hop" .
- Po punoni me albumin e dytë dhe konkretisht në Barcelonë, përse zgjodhët këtë vend?
-Po është e vërtetë. Unë jam duke punuar albumin tim të dytë, i cili do të jetë shumë më i realizuar nga ana profesionale se albumi i parë. Ky album do të realizohet në një nga studiot më të mira në qytetin e çudirave në Barcelonë, "LEBUQE STUDIO".
Po përse zgjodhët pikërisht Barcelonën e largët për këtë album?
-Është histori shumë e gjatë. Tani për tani le ta lëmë me kaq. Është histori më vete kjo përzgjedhje.
-Me cilin po bashkëpunoni për këtë album?
-Në këtë album do të kem shumë bashkëpunime si me rrepistë, këngëtarë shqiptarë dhe spanjollë. Për kureshtje kënga e fundit e albumit do të realizohet me të mirënjohurin David Guillen një nga këngëtarët e muzikës së lehtë më të dëgjuar në Spanjë. -
Një njeri publik duhet të ketë histori të bukur dashurie. Ç'është dashuria për ju ?
-Dashuria për mua është gjëja më e bukur, por dhe më e keqe njëkohësisht. Kjo, kur zhgënjehesh në dashuri. …
-Ëndrra në sirtar?
-Të bëhem një këngëtar i dëgjuar. Për këtë arsye po privoj shumë nga vetja ime për të arritur ato çka ëndërroj. Me muzikën jam zgjidhur këmbë e kokë.
-Si është në mendimin tuaj femra perfekte?
-80% djall dhe 20% engjëll !!
-Sot në shoqërinë shqiptare ka shumë debate për bashkëjetesën. Mendimi juaj?
-Jam për bashkëjetesën. Vetëm me bashkëjetesë mund të realizosh një martesë të mirë. Vetëm me të mund të njohësh mirë se çka do të vendosësh në krah.
Si fillon një ditë pune për ju?
-Sa zgjohem pi një kafe marr pak veten dhe pastaj direkt e në studio. Dua të theksoj se, në studio shkoj gjithmonë i qetë dhe asnjëherë i stresuar.
-Si këngëtar mendoni se femra shqiptare ka zënë pozicionin e duhur sot në jetë?
-Po. I ka të gjitha çka i takon. Mendoj se i ka hapësirat. Sot i sheh kudo femrat, madje në punë dhe më të mira se meshkujt.
-Çfarë i mungon sot politikës shqiptare, parë në këndvështrimin tuaj?
- Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Dy armë që ata i kanë fshehur për qëllime të caktuara.
-Kush është më e rëndësishme për ju tek një femër, bukuria apo inteligjenca?
-Inteligjenca! Bukuria është për pesë ditë, inteligjenca për pesë jetë.
- A është shoqëria shqiptare një shoqëri maskiliste?
-Joooooooooooooooooo!!! As që bëhet fjalë. Femrat sot kanë madje po aq të drejta sa dhe burrat.
-Marrëdhëniet tuaja me librin?
-Lexoj jo rregullisht për ditë, por kur kam kohë të lirë!
-Kush janë miqtë më të mirë për ju, femrat apo meshkujt?
-Meshkujt. S'janë aq hileqar sa femrat dhe janë më praktikë.
-Veshja e preferuar?
-Veshja sportive. Profesioni ynë i ka këto.
-Me se merreni në kohën e lirë?
- Dëgjoj muzikë. Shikoj të gjitha grupet muzikore. Marr eksperiencë. Shfletoj për to, sigurisht që dhe lexoj.

(Albert Zholi Gazeta Telegraf)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0