Joana: Për Momentin Jam Mama Në Kohë Të Plotë
22-7-2012
Është një nga këngëtaret më të bukura të skenës shqiptare dhe dikur edhe "Miss Lezha", me një fizik perfekt, kjo është Joana Smakaj. Megjithëse shumë kolege të saj do të mendoheshin para se të ndërmerrnin një hap të tillë, Joana pas 6 vitesh që kishte sjellë në jetë djalin e saj, u bë mama për herë të dytë, duke sjellë në jetë këtë herë një vajzë shumë bukuroshe, për të cilën kanë menduar një emër po aq të bukur Paris, një ndër kryeqytetet më të bukur të botës. Në një intervistë për suplementin "Summer Time", Joana rrëfen se ardhja e Parisit i ka sjellë një lumturi shumë të madhe dhe se nëse një ditë ajo do të ndjekë rrugën e mamasë së saj, pra të bëhet këngëtare, ajo do të ishte shumë e lumtur dhe do ta mbështeste në zgjedhjen e saj.
Ju keni pak muaj që jeni bërë mama për herë të dytë, a shkoi gjithçka mirë në lindje?
Po jam bërë mama për herë të dytë dhe këtë herë me një vajzë shumë bukuroshe. Gjithçka shkoi mirë, si gjatë shtatzënisë ashtu edhe gjatë lindjes. Bëra një lindje natyrale dhe shkoi çdo gjë shumë normalisht.
Vajzën tuaj e keni quajtur Paris, kush e zgjodhi këtë emër dhe pse?
Po të them të vërtetën emrin e vajzës e ka zgjedhur bashkëshorti im dhe djali, e teksa diskutonim alternativat e emrit, në fund e kemi vendosur të gjithë si familje.
Po Parisi kujt i ngjan?
Mendoj se Parisi ngjan më shumë me bashkëshortin tim dhe në fakt është diçka që e vënë re të gjithë kur e shohin. Por të paktën ngjyrën e syve e ka bojëqielli, dhe këtë e ka marrë nga unë, e ndoshta për këtë arsye do të më ngjajë edhe mua në të ardhmen.
Ju shohim se keni filluar që të vini në formë, keni një sekret për këtë, apo ngarkesa e ditës ju ka bërë që të humbni kilogramët e marrë gjatë shtatzënisë?
Megjithëse dita ime është shumë e ngarkuar tani, pasi dihet që një fëmijë i vogël do shumë përkujdesje, unë mendoj se nuk kam ardhur në formë ende. Kam akoma shumë kilogramë për të humbur dhe po mundohem ta bëj këtë gradualisht, gjithsesi ju falënderoj po ma ngrini moralin. (Qesh)
A do të hiqnit dorë nga kënga për fëmijët tuaj, apo do të menaxhoni me kujdes të dyja rolet, si këngëtare dhe atë të mamasë?
Nuk mund të japë një përgjigje të prerë, pasi për momentin jam në dispozicion të fëmijëve, sepse vajza është shumë e vogël dhe ka nevojë për mua. Gjithashtu, dhe djali shkon në shkollë dhe do të hyjë në klasë të parë këtë vit, një kalim i vështirë për të gjithë fëmijët e moshës së tij, pra dua që të kujdesem dhe të mos e le pas dore për asnjë moment, do të jem një mama me kohë të plotë.
Nëse në të ardhmen, vajza juaj do të donte që të ndiqte hapat tuaja dhe të bëhet këngëtare, a do ta mb ë s h t e s n i n ë zgjedhjen e saj apo jo?
Mund t'u them me bindje të plotë se unë do t'i mbështes fëmijët e mi për çfarëdolloj zgjedhje që do të bëjnë në jetën e tyre, madje do të më bëhej qejfi shumë, në qoftë se vajza ime do të kishte talent dhe do të ndiqte hapat e mia.
Sa ka ndryshuar jeta juaj me ardhjen e një fëmijë tjetër në jete?
Po, ardhja e një fëmije sigurisht që të sjellë ndryshime në jetë, sepse është diçka shumë e rëndë- sishme, të ndryshon gjithçka, pasi kërkon një përkushtim shumë të madh, por pavarësisht të gjithave, të sjellë një lumturi shumë të madhe.
Djali është më i madh dhe e di s e mama j a e t i j ë s h t ë n j ë këngëtare e njohur, si ndihet për këtë fakt?
Sigurisht që e di, pasi, siç ju thashë, edhe më lart, ai është rritur tani dhe shkon në klasë të parë. Ndjehet shumë mirë që mami i tij është një këngëtare, madje çdo ditë më thotë që duhet të bëj këngë të reja, sepse edhe ai e ka vënë re mungesën time në muzikë prej një periudhe kohe tashmë.
Nëse do të kishit në dorë llambën e Aladinit, cilat do të ishi n t r i d ë s h i r a t q ë d o t ' i kërkonit?
Mbase dëshirat janë të shumta, por më të rëndës i shmet dhe meqenëse janë vetëm tre, do t'i kërkoja shumë dashuri, shëndet dhe lumturi për njerëzit e mi të dashur. Mendoj se këto janë dëshirat që do të më bënin edhe mua shumë të lumtur.
Nëse do të mund të ktheje kohën pas, çfarë nuk do të kishe bërë kurrë?
Nuk do të doja që ta ktheja kohën pas, pasi jam shumë e lumtur me çdo gjë që kam bërë deri tani dhe nuk do të doja të ndryshoja asgjë. Falënderoj Zotin për gjithçka që kam.

(Koha Jone)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0