TEKSTESHQIP
Josif Gjipali & Alban Emiri - Të Fluturojmë Drejt Hapsirës Së Pafundme
Josif Gjipali & Alban Emiri
Të Fluturojmë Drejt Hapsirës Së Pafundme

Kënga vjen si kompozim nga Alban Emiri, ndërsa teksti u mor përsipër nga Andi Kroqi.
Teksti :: Song Lyrics
SI ZOG SHTEGTARË U ENDA BREZAVE QË HUMBËN
MES SHPIRTRAVE TË TRISHTUAR QË ZEMRA I ËNDËRROI
E FJALA U MBYT NË DET LOTI

TRETUR, HUMBUR DHE ME SHPRESËN E VARROSUR
RRECKA SKAJEVE TË HEDHURA NË TRISHTIM
KU PRESIN TË BRENGOSURA FATIN QË I LA...

TË GJEJA PSE-në UNË DESHA, VETEN TË KUJTOJA
SI ËNDËRRIMTAR TË SHPËRTHEJA
NË QIELL LART, NË HAPËSIRË
MOS VALLË DHE NE TË HUMBUR DO TË MBESIM?!

REF:
JETË, JETË NA FALNI - ZËRI IM KUMBON
E ËNDRRAT E KOHËRAVE TË HUMBURA DO T'JU SJELL,
TË JETOJMË LIRINË, TË JETOJMË MIRËSINË

JETË, JETË NA FALNI - ZËRI IM KUMBON
E ËNDËRRAT E KOHËRAVE TË HUMBURA DO T'JU SJELL
NË HAPËSIRË PAFUND ME SHPRESË JETE NE,
LART TË FLUTUROJMË...
Komente 0