TEKSTESHQIP
Juli Çenko - Këngë E Valle Seç E Ndezëm
Juli Çenko
Këngë E Valle Seç E Ndezëm

Nuk iu rezistua dot tundimit për të hedhur në treg diçka të bukur, ndaj projekti erdhi tek ne i plotësuar në dimensionin vizual me një videoklip, për video produksionin e të cilit u kujdes MAX Production. Videoklipi u publikua me datë 1 Tetor 2021. Për komponimin dhe për okestracionin punoi Edi Balili, këngës i janë përshtatur vargjet nga Albjon Halo, Edi Balili & Nexhip Seraj, ndërsa producent i këngës rezulton të jetë Muza Production Academy.
Teksti :: Song Lyrics
Dola moj në Muzinë
Vrap nxora dylbinë
Dola moj në Muzinë
Pashë moj Lunxhërinë

Pashë vashat e ndrinë
Ndrinin moj trëndelinë 2x

A do vish të rrimë
Vemi moj unë e tinë 2x

Vemi moj unë e tinë
Të na kenë zilinë 2x

O leshverdho moj trëndelinë
Hajt të shkojmë në Delvinë 2x

Hajt të shkojmë në Delvinë
Të shikojmë bukurinë 2x

Të shikojmë bukurinë
Pallata të zjarrë e rrinë 2x

Të shikojmë Sarandën tonë
Me portokalle dhe limonë 2x

Në Berat e në Përmet
Me lahutë e klarinetë
Upupu sa ka lezet
Kur kërcejnë vajzat me djemtë 2x

Upupu upupu sa bukur kërcejnë ato
Upupupupupu seç e ndezën vallen o 2x

Vlorë shumë këngën ta desha
Dhe Himarës melodinë
Gjirokastra si princesha
Tepelena pranë i rri 2x

Upupu upupu sa bukur këndojnë ato
Upupupupupu Seç e ndezën këngën o 2x

Upupu upupu Sa bukur kërcejnë ato
Upupupupupu Seç e ndezën vallen o

Upupu upupu Sa bukur këndojnë ato
Upupupupupu Seç e ndezën këngën o

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0