Kastriot Tusha & Dorina Plaku
Nostalgji
Nostalgji
Pas kurimit të të gjitha detajeve, ky materiali muzikor lansohet tek audienca e gjerë i realizuar nga ana vizuale me një klip muzikor, i cili u publikua më 23 Shtator 2016. Kënga vjen e kompozuar nga Pirro Çako, ndërsa për okestracionin u përkujdes Endri Sina.
Teksti :: Song Lyrics
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».
Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi ne vallë ?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq :
« Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç ».
Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi ne vallë ?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
- Publikimi: 23/09/2016
- Ora: 18:30
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Orkestrimi:
Komente 0