Kejsi Tola, Perëndesha E Dashurisë Së Humbur
4-11-2012

Vajzës së ndrojtur me baluke duket se nuk i ka mbetur shumë. Kejsi Tola është shndërruar në një artiste të vërtetë dhe mjaft të sigurt në skenë. "Perëndeshë e fantazisë" titullohet kënga me të cilën, Tola përfaqësohet në "Kënga Magjike". Një pop baladë e kompozuar nga kantautori Alban
Skënderaj. Kejsi vjen mjaft e ndjerë por njëhohësisht e ëmbël në këtë produksion të ri muzikor, ndonëse në jetë shprehet se nuk është e dashuruar.
"Perëndeshë e fantazisë", është kjo kënga që ju sillni në "Kënga Magjike" cili është subjekti i saj?
Është një pop baladë. Mund të them se është një nga ato këngë që më ka sjell ndryshe këtë vit në "Kënga Magjike".
Bashkëpunoni me Alban Skënderaj, si lindi ky bashkëpunim?
Ishte shumë rastësi. Unë po kërkoja një këngë për këtë kompeticion dhe rastësisht mësova se Albani kishte një këngë që mund të më pëlqente. Dhe ja..(qesh)
Alban Skënderaj e keni edhe "rival" në këtë kompeticion?
Po. Është viti i dytë në fakt që kompozitorin e këngës e kam dhe konkurrent kështu që u mësova tani.
Është një baladë, si janë pritshmëritë tuaja në këtë event?
Mendoj se është një material i bukur dhe njëkohësisht profesional. Për mua është e rëndësishme që kam një këngë të bukur në festival këtë vit dhe publiku e pëlqen atë. Pjesa tjetër do shihet më vonë.
Kënga i kushtohet dashurisë, ju vet jeni e dashuruar?
Jo.
Sa i druheni konkurrencës?
Nuk i druhem fare. Secili nga konkurrentët ka vendin e vet.
Do ta shoqëroni me një klip këtë këngë?
Nuk e di akoma, ndoshta.
Pjesa më e madhe e këngëve tuaja janë baladat, ndiheni më mirë në këtë zhaner muzikor?
Ndjehem mirë por dua të eksperimentoj, ndoshta më vonë edhe rryma të tjera por me kohën.
Ku pushuat këtë verë?
Pak në jug si dhe disa ditë jashtë.
Pushimet tuaja më të çmendura, cilat kanë qenë?
Nuk i kam kaluar akoma.(qesh)
Përpos pushimeve keni patur edhe angazhime në muzikë, por edhe në prezantim me mikeshën tuaj Olta Boka, si ishte kjo eksperiencë e re për ju?
Një eksperiencë shumë e bukur, ku u ndjeva më shumë se mirë si dhe mund të them nga ato eksperienca që do të doja të përsëriteshin pse jo.
Keni menduar të merreni me televizion pas kësaj?
Shumë shpejt për ta thënë këtë.
Sa është rritur Kejsi në skenë, nga vajza me "baluke" që mbajmë mend tek "Ethet e së Premtes Mbrëma"?
Shumë. Besoj se është edhe e dukshme por edhe normale pasi brenda 5 viteve kanë ndodhur shumë gjëra.
E në fakt sa kujdeseni për lukun tuaj?
Nuk jam e fiksuar pastaj pjesa më e madhe e kohës sime është në shkollë, por mundohem të jem mirë kur duhet sidomos.
Keni një këngëtare që ju frymëzon në art?
Ka shumë nuk mund të them vetëm për një.
Po miq artistë?
Kam shumë, ndoshta mund të mos jenë ndër miqtë e mi më të ngushtë por mbeten miq të mirë përsëri.
Pas "Këngës Magjike" cilat janë projektet tuaja në muzikë?
Këngë të reja, sigurisht.(qesh).

Kejsi Tola
Perëndeshë E Fantazisë
[Teksti dhe Klipi]
(SUADA DACI /Thash&Them)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0