Kejsi Tola, Vjen Si “Ajsberg“ Në Kënga Magjike
15-11-2014

Kejsi Tola është paraqitur së fundmi në festivalin Kënga Magjike 2014. "Ajsberg" titullohet kënga e saj e re me të cilën ka vendosur të konkuroj këtë vit në Këngën Magjike. Kënga flet për një dashuri mes dy personave e cila është aq e pandashme si Ajsbergi me oqeanin.

Teksti kësaj rradhe është shkruar nga Olti Curri, ndërsa muzika nga Darko Dimitrov. Kënga është pëlqyer shumë nga publiklu dhe ka marrë mbi 10 mijë klikime në youtube. Kejsi i ka falenderuar fansat për këtë mbështetje të vazhdueshme me një status në Facebook: "Faleminderit pafund per mbeshtetjen. #KengaMagjike#ICEBERG" - ka shkruar këngëtarja.

Ajo u rikthye pas dy vitesh në skenë dhe kur e pyesin për shkaqet e mungesës së saj në tregun muzikor, ajo thotë se studimet për kanto i marrin shumë kohë dhe njëkohësisht, sikurse shumë prej nesh e dinë, ajo angazhohet edhe në muzikën live. Ndryshe nga herët e tjera, ajo i këndon dashurisë me nota pozitive. "Në këtë këngë ndjenjat e dy personazheve bashkohen dhe ndahen ashtu siç bashkëveprojnë ajsbergu me oqeanin"- na tregon.
Kejsi Tola
Iceberg (Ajsberg)
[Teksti dhe Klipi]
(B.A/Teksteshqip.Com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0