>
BIOSHQIP

Kelly, Princesha Ime

09-02-2012
Cila eshte vajza qe sherben si muze frymezimi per Kelly-n? Kengetari tregon detaje te lidhjes se tij te dashurise me Olsen, diten qe jane njohur dhe numrin profetik 22 qe shenoi fatin ne dashurine e tij pesevjecare. Kenga "Miremengjes Princeshe" thuhet se eshte nje dedikim personal. Eshte e vertet kjo gje? - Po, ky eshte nje dedikim personal. Cdo femer ne vetvete eshte princeshe, perse te mos e degjoje qe ne momentin e pare qe ajo hap syte?! Po ti me te dashuren, ke ndonje histori te vecante ne keto vite lidhjeje? - Po. E mbaj mend shume mire diten qe jam njohur me Olsen. Jam njohur nepermjet nje mikut tone te perbashket, bateristit te grupit Upstream. Ishte data 22 gusht dhe per mua ky eshte numer fati. Jo me kot qe nga ajo dite, po behemi 5 vjet qe jemi bashke (qesh). Sa e rendesishme ka qene Olsa ne vendimet profesionale te tuat? - Ka qene dhe eshte shume e rendesishme. Partnerja ne jeten e nje artisti eshte shume e rendesishme pasi ajo duhet te jete nje nga njerezit qe duhet te te mbeshtese me teper ne te gjitha veshtiresite qe has gjate rruges. Nese ndodh e kunderta atehere eshte e kote ta vazhdosh si histori. Je nga ato meshkuj qe femrat i konsiderojne si "nje e keqe e domosdoshme"? - Jo, une jam krejt kunder kesaj shprehje. Per mendimin tim femra per mashkullin eshte shume e rendesishme pasi eshte ajo qe jep zgjidhje nje ekuacioni qe quhet dashuri. Pas nje hyrjeje te vrullshme ne tregun muzikor ne "Top Fest 4" me nje bashkepunim me Upstream, duket sikur nuk ke me te njejten fame, eshte e vertete? - Absolutisht jo. Pas "Top Fest" kam marre pjese edhe ne festivale te tjera ku mund te permend bashkepunimin me Silva Gunbardhin ne "Kenga Magjike" me kengen "Pyet Zemren", me te cilen fituam cmimin e Interpretimit me te mire. Gjate kesaj kohe kam hapur dhe kam punuar ne studion time te produksionit "Kelly Sound Studio", jam fitues si producent i cmimit Best Pop&Rock ne "Top Fest 6" me kengen, "Prane dhe larg", te interpretuar nga Rezarta Smaja, etj...Besoj se keto qe thashe me lart nuk tregojne pasivitet muzikor. Sot te famshem behen personazhet qe paralelisht me jeten profesionale jane pjese aktive e show biz-it, ndonjehere edhe nepermjet skandaleve, ti je gati te besh kompromise te tilla per te intensifikuar famen? - Une besoj qe cudia me e madhe zgjat tri dite. Nuk do te doja kurre te isha pjese e showbiz-it nepermjet skandaleve, aq me pak te jem shkaktari i tyre. Nuk mendoj se eshte version i shendetshem per te krijuar fame. Do ta pasoje ndonje klip tjeter klipin "Miremengjes princeshe"? Po, jam duke punuar per nje klip te ri, te cilin shpresoj ta publikoj shume shpejt.
(bluetooth)

Kelly, Princesha Ime