TEKSTESHQIP
Këngë Për Fëmijë - O Maçok, Çamarok
Këngë Për Fëmijë
O Maçok, Çamarok

Kompozitorë është Andrea Gudha, teksti u shkruajt nga Tasim Gjokutaj, ndërsa orkestrimin e punoi Bruno Qerimaj.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Strofa1.
O, maçok, çamarok,
Pse po vjen vërdallë?
Kërkoj ndojë pisanjos,
Ta lëpij në ballë 2X

Refreni.
Tri-li-li, Tra-la-la,
Pisanjosa këtu s'ka.
Kopshti ynë shembullor
I ka pastërtorë! 2X

Strofa2.
O, maçok, çamarok
A ke tjetër punë?
Kush ka ardhur pa shami
Ta lëpij në hundë 2X

Refreni.
Tra-la-la, Tri-li-li,
Që të gjithë kemi shami.
Kopshti ynë shembullor,
I ka pastërtorë! 2X

Strofa3.
O, maçok, çamarok,
Po tani ç'na thua?
Cili është më pastërtori,
Do të vijë me mua 2X

Refreni.
Tra-la-la, Tri-li-li,
Ne nuk jemi një e dy.
Kopshti ynë shembullor,
I ka pastërtorë! 2X

Kontribuan:
Andrea GUDHA
Komente 0