>
BIOSHQIP

Klajdi Haruni: Fama S'më Ka Ndryshuar, Me Vajzat Sillem Njësoj

21-07-2012
Fama e tij nuk eshte aspak e rastesishme. Qe kur nisi puna per te krijuar kengen konkurruese ne "Top Fest", ishte menduar dicka qe do te godiste. Dhe ne fund te punes konkluzioni ishte i qarte, si per kengetarin simpatik Klajdi Haruni, ashtu edhe per producentin e "Threedots Production", Flor Mumajesi: "Mamica" do te ishte hit i kesaj vere. Dhe padyshim eshte. Tashme, kjo kenge se bashku me kengetarin ka bere xhiro (permes koncerteve) ne Shqiperi e Kosove edhe Klajdi ka marre impaktin e drejtperdrejte nga publiku. Ai vjen ne kete interviste per "Summer Time" per te na treguar gjithe kete perjetim mbreselenes, si edhe per te na pershkruar dicka rreth femres se tij ideale, e cila nuk ndryshon aspak nga "Mamica". Klajdi, kenga juaj "Mamica" eshte kthyer ne sloganin e kesaj vere. Si ju ben te ndiheni ky sukses? Sukseset gjithmone te bejne te ndihesh mire. Une nga kjo kenge kam marr e vazhdoj te marr nje sadisfaksion shume te madh, duke qene se eshte shnderruar ne hitin e kesaj vere. Ndihem thjesht shume i lumtur, por njekohesisht eshte edhe nje shtyse shume e madhe, meqe jam ne hapat e pare te karrieres per te vazhduar me tej. E kishit parashikuar kete fame kaq te shpejt? Ne fakt qe kenga do te kishte sukses, une kisha shume besim, Flori me shume sesa une. Por te them te drejten i kaloi paksa parashikimet tona. Suksesi i kesaj kenge me shume sesa "Fama" me ndihmoi qe une te behesha me i njohur per publikun e te jem me afer tij. Ka pasur edhe paragjykime dhe reagime nga personazhi me kete emer ne Korce. Si do t'i pergjigjeshit? Une e kam sqaruar dhe e them qe Mamica nuk eshte asnje personazh konkret. Cdo vajze qyteti, fshati apo lagjeje mund te jete Mamica! Di te them qe eshte aq e bukur sa ka cmendur gjithe qytetin, nga me i vogli tek me i madhi (qesh). Madje, eshte thene se edhe KKRT ka dashur te marre masa censurimi ndaj kenges. Jeni ne dijeni te kesaj dhe mendoni se ne njefare menyre keto reagime kane shtuar popullaritetin e kenges? Kjo kenge eshte nga ato kenge, e cila e ka pasur suksesin qe pa dale nga studiot e "Threedots". Ne momentin qe u lancua, ajo beri menjehere mijera klikime e gjithashtu nje buje shume te madhe, cka do te thoshte sukses. Mund te them qe cdo detaj i krijuar per kete kenge ka qene perfekt qe nga muzika, ritmi, teksti, performanca ne videoklip, ne "Top Fest 9″, pra gjithcka. Por, gjithashtu mendoj qe si reagimet pozitive, negative apo censura kane ndikuar ne popullaritetin e kenges. Cili ka qene komenti me i cuditshem qe keni degjuar per kengen? Kjo kenge eshte komentuar shume, por mua me behet qejfi qe shumica e komenteve kane qene pozitive. Nje nga komentet e cuditshme qe me kujtohet tani ka qene "Klajdi Haruni kane vetem emrin, sepse kengen e kendon Flori" (qesh). Keni pasur mjaft dalje neper Shqiperi tashme, jeni i kenaqur? Eshte e vertete qe kam dhene koncerte ne Shqiperi dhe ne Kosove, tek te cilat pritja ka qene vertet e mrekullueshme. Ne disa prej tyre kam qene edhe me Florin. Jam shume i kenaqur nga pritja qe me eshte bere dhe njekohesisht shume i lumtur qe nepermjet ketyre koncerteve jam me afer fansave te mi. Si do te vijoje vera per ju? Kjo vere ne ndryshim nga verat e tjera ka filluar jo me plazh, por me impenjime pune e besoj ashtu do te vazhdoje. Kam disa koncerte qe jane caktuar datat qe tani si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove. Eshte nje vere disi e ngarkuar. Ndonje projekt te ri muzikor keni? Te jesh pjese e "Threedots Production" eshte nje kenaqesi shume e madhe, por ne te njejten kohe edhe nje pergjegjesi shume e madhe, pervec talentit duhet qe te punosh shume. Po punojme disa materiale me Florin dhe besoj shume shpejt do te sjellim projekte te reja, por edhe vete suksesi i "Mamices", kenge e cila eshte bere enkas per kete vere na e ben me te veshtire. Raporti me vajzat, si ka ndryshuar qe kur jeni bere kaq i famshem? Raportin me vajzat e kam pasur gjithmone te shkelqyer (qesh). Nuk eshte se ka pasur ndonje ndryshim. Une jam shume tip i thjeshte dhe nuk mendoj se "Fama", sado e madhe te jete, mund te me ndryshoje. Te gjitha vajzat ne pergjithesi me thone: "je shume i dashur, i shoqerueshem dhe plot energji". Ju vete si i preferoni vajzat? Sa te perbashketa ka ajo me Mamicen? Mund te na beni nje pershkrim te femres suaj ideale? Meqenese vete jam i thjeshte, preferoj shume vajzat e thjeshta, te shoqerueshme e te qeshura. Cdokush nga vajzat e ka nje gje te perbashket me Mamicen sado qe mundohen ta shmangin. Nje femer ideale per mua, hmmm… duhet te kete sy te bukur, sepse mendoj qe syte shprehin shume, sinqeritetin, – pasi sic e thashe edhe pak me lart e vleresoj shume, – gjithashtu ciltersine. Femra ideale Mamica!
( Ilda Lumani Koha Jone)

Klajdi Haruni: Fama S'më Ka Ndryshuar, Me Vajzat Sillem Njësoj