TEKSTESHQIP

Klea Huta, Këngëtare, Prezantuese Dhe Aktore

21-4-2013
Klea Huta, Këngëtare, Prezantuese Dhe Aktore
Klea Huta, moderatore e "Top Fest 10" ne krah te Ledion Licos, flet per emocionet e ambicies televizive. Per pak mbush 20 vjec, dhe ka cfare te ndaje me publikun, tashme qe eshte bere protagoniste dhe ne serialin triller te Besnik Bishes me titull "Millenium". Pas eksperiences si gazetare sportive e kronikave roze ne "Procesin Euro 2012", tashme ne ethet e nje gare ku kendohet. Flet per xhelozite ne ekran dhe shpirtin e aventures qe fshihet pas vajzes romantike.

Po provon eksperiencen e moderatores se "Top Fest 10″, festivali qe tashme ka hyre ne fazen gjysmefinale. Si do t’i komentoje kengetaret nga takimet me ta ne paskuinta?

Do te thosha qe i kam pare te emocionuar dhe jo vetem ata, por edhe une bashke me ta (qesh). Ndonje prej tyre vinte aty prane dhe me pyeste: "Klea, te lutem cfare do me pyesesh mua?". Jane emocione te paevitueshme, te cilat cdo artist qe ngjitet ne skene, qofte per here te pare, qofte per here te 100-te do i perjetoje. Lum ai ose ajo qe i ka emocionet pozitive dhe arrin ta zoteroje skenen!

I ke memorizuar te gjitha kenget ne konkurrim dhe te cila kenge ke gjetur veten ne vargjet dhe muziken e saj?

Do genjeja po te thosha po, pasi eshte gati e pamundur. Kane qene mbi 140 kenge ne konkurrim kete vit dhe mund ta merrni me mend vete. Megjithate, ka disa kenge qe me kane pelqyer, por qe te kem gjetur veten ne to, jo tamam.

Per cilin kengetar apo kengetare do te jepje voten per te fituar "Top Fest 10″ dhe pse?

Nuk besoj se jam ne kushte per te dhene mendimin tim personal ne publik, pasi kemi konflikt interesash pastaj (qesh). Por per nje gje jam dhe te jeni te sigurt, kushdo qe do ta fitoje "Top Fest", do ta kete te merituar plotesisht.

Si ndihesh ne krah te Ledion Licos? Nese do ju shihnim si dy gjysma ne skene, cfare nuk ka ai qe e ploteson ti dhe e kunderta?

Ledioni eshte nje moderator te cilin une e vleresoj dhe per mendimin tim ai eshte nje Rusell Brand shqiptar. Ndihem mire, pasi ai eshte nje personazh i njohur tashme per pothuajse te gjithe publikun shqiptar dhe ishte nje kenaqesi te prezantoje me Ledionin. Ai ka disa vite eksperience, e cila i jep elokuence ne te folur dhe nje lirshmeri "te frikshme" here-here (qesh). Une jam plotesisht ne fillimet e mia (jo amatore) dhe kam shume pune perpara, por jam krenare per veten dhe per gjerat qe kam arritur deri tani.

Cilat jane ambiciet e tua te mevonshme ne televizion, cfare do deshiroje te arrije ne ekran?

Ambiciet jane te medha dhe ndonjehere i frikesohem vetes. Por deri tani i kam realizuar qellimet e mia. Kam projekte te cilat me presin t’i pervishem punes. Se cfare do te deshiroja, uroj te kem fatin e ta shihni te pasqyruar te puna ime.

Ne jete je e dhene pas romanticitetit apo aksionit. Sa e kategorizon veten si vajze aventurash?

Jam e dhene me teper pas romanticitetit, por ama simpatizoj edhe aventurat, ne vecanti adrenalinen qe te percjellin keto aventura… Nuk me ka rastisur shpesh te bej te tilla, por jam e hapur per te provuar gjera te reja.

Klea: Vajza qe luaj ne serialin triller, eshte si une

Klea Huta luan se bashku me Olta Gixharin dhe Eralda Hitajn ne serialin televiziv triller "Millenium", me skenar dhe regji te Besnik Bishes. "Ardhja e ketij filmi ne jeten time ishte befasuese. Ashtu sic ndodh rendom ne Shqiperi, qe rolet apo vendet e punes i zgjedh ‘miku’, keshtu mendova dhe kur shkova ne audicion. Personi qe me ka shtyre te shkoj, ka qene pedagogia ime e mjeshtrise se aktorit (pasi une studioj per Aktrim ne "Universitetin e Arteve"), Rovena Lule. I jam mirenjohese dhe do t’i jem gjate gjithe jetes, sepse prej saj une fitova rolin e pare ne jeten time, per me teper rol kryesor ne nje film serial me kast te perzgjedhur me shume finese dhe mencuri nga regjisori, te cilin une e kam shume perzemer, Besnik Bisha", thote Klea. Me tej, ajo tregon qe: "Audicioni ishte per tjeter personazh, nderkohe qe kur u njoftova qe isha perzgjedhur ndermjet shume aktoreve te tjera, te cilat kane bere audicion dhe me lejoni te them qe ka qene nje numer i konsiderueshem, ndjeva pasiguri dhe thosha me vete: "Jo prit pak, vertet mua me kane zgjedhur apo po ngaterrojne person?" Por fati donte qe te isha une (qesh). Grejsi, emri i vajzes qe luaj, eshte 70 per qind une. Kjo ma ka lehtesuar pak punen qe nje aktor duhet te beje me veten per t’u futur ne personazh, por ama kjo nuk do te thote qe nuk kam punuar. Jam shume kerkuese ndaj vetes dhe dua qe te dale nje pune e mire, ne menyre qe kur ta shoh pas disa vitesh, te mos them "Booh sa keq ketu!", ndonese e them gjithmone per veten.
(Panorama)

Komente 0