TEKSTESHQIP

Pas Top Festit, Klea Huta Do Prezantojë Edhe Festivalin Në Rtsh

19-12-2013
Pas Top Festit, Klea Huta Do Prezantojë Edhe Festivalin Në Rtsh
Klea Huta do të jetë një nga prezantueset e Festivalit të 52-të në RTSH.

Ajo do të zëvendësojë prezantuesen Diellza Kolgeci pas largimit të kësaj të fundit.

Tashmë prezantuesi Enkel Demi do të drejtojë këtë edicion të festivalit bashkë me aktoren Klea Huta, Xhesika Berberin- ish-Miss Universi 2011 dhe modelen Marinela Meta.

Për këtë "surprizë", siç shprehet Huta, ajo jep një intervistë në Shqiptarja.com.

Pas largimit të prezantuese Diellza Kolgeci ju është besuar skena e Festivalit të RTSH-së. Si ndjeheni?

Nuk e prisja aspak këtë mundësi! Ndjehem shumë e vlerësuar dhe gjej rasti të falenderoj të gjithë ata që besuan në potencialin tim për të qenë pjesë e prezantimit të festivalit të 52-të të fundvitit të RTSH-së.

Duke u kthyer pas, dimë që keni pasur dhe eksperienca të mëparshme me prezantimin. Është një sfidë për ju?

Çdo ofertë që më jepet dhe çdo vend pune që më ofrohet, për mua është një sfidë ku unë provoj veten dhe aftësitë e mija.

Jeni vetëm dhjetë ditë larg nisjes së Festivalit. Mendoni se do ja dilni mban në një kohë të limituar?

Pas vendimit të stafit organizativ të festivalit, angazhimi ynë ka qenë maksimal që ditën e sotme bashkë me dy vajzat e tjera, modelet Xhesika Berberi dhe Marinela Meta, në ambientet e RTSH-së.

Top-Festi ka qenë një festival që iu është besuar...ku ndryshon me Festivalin e RTSh-së?

Nuk është hera e parë që ngjitem në skenë, por është hera e parë që ngjitem në një skenë kaq prestigjioze siç është skena e Festivalit të RTSH-së. Padiskutim që dhe eksperienca në Top-Fest ka qenë e vyer për mua si artiste e re, por një skenë si kjo kurr s’më është dhënë mundësia. Do të jap maksimumin tim në çdo element që të përmbush sadopak kërkesat e stafit organizativ.

Në cilën natë do të jeni përkrah prezantuesit Enkel Demi?

Unë jam përzgjedhur për të prezantuar festivalin në natën finale. Mendoj se po ecim me një ritëm të shpejt, kemi një komunikim mjaftë të mirë të katër.

Përveçëse një prezantuese, ju identifikoheni si një aktore e brezit të ri. Cili ëhstë projekti i radhës?

Po punojmë për një shfaqje në Teatrin e Metropolit me regji të Elma Dorezit. Ëhstë një vepër shqiptare që i përket viteve ’80 e përshtatur nga Devis Muka. Në kët vepër kam një rol kryesor, ku roli im është zgjidhja e veprës.
(Blerta Tusha/shqiptarja)

Komente 0