>
BIOSHQIP

Kolë Oroshi: “2016-Ta, Viti I Sukseseve Të Mia”

02-02-2016
Është i ri me moshë, por jo me karrierë. Muzikën e ka të trashëguar nga i ati dhe kjo shihet në talentin dhe paraqitjet ekzakte të tij. Kola arriti në pak kohë të fitojë duartrokitjet e fansave, gjë e cila e nxiti atë që vazhdimisht të sjellë këngë të reja, të cilat fatmirësisht po shijojnë sukses në çdo periudhë. Rreth sukseseve e pak nga adoleshenca e tij, kemi folur në këtë intervistë që po ju servirim më poshtë!...

Teksteshqip: Po e nisim intervistën me pyetje klasike: Ku dhe kur keni lindur?

Kolë Oroshi: Kam lindur në Istog, në një vend metëvërtetë të merituar. Përditë duke u plakur, nuk është me rëndësi mosha, sepse është vetëm numër. Kryesorja të dukesh mirë dhe i ri. Haha (qesh)

Teksteshqip: Kur keni kënduar për herë të parë një këngë?

Kolë Oroshi: Për herë të parë një këngë kam kënduar në moshë fare të vogël, kur lujaja dhe me piano…



Teksteshqip: Ç’kujtime ruani nga adoleshenca?

Kolë Oroshi: Adoleshenca është një periudhë që e kujtoj me mall e dashuri. Më kujtohet gjimnazi, e sidomos kur e mora lejen e vozitjes, kam përjetuar momente të lumtura!

Teksteshqip: Cili ka qenë përkrahësi më i madh në vitet e para?

Kolë Oroshi: Përkrahje në fillet e mija kam patur nga prindërit, sidomos nga babi, sepse edhe ai ka qenë muzikant.

Teksteshqip: Nga informatat kuptojmë se qenkeni popullor i modernizuar…! Keni qenë përherë të këtillë, jeni kritikuar ose ndëshkuar ndonjëherë për këtë?

Kolë Oroshi: Po, ky është stili im… Kritikat janë të mirëseardhura, kur dijmë se gjithnjë ka më mirë, ndërsa ndëshkime akoma s’kam përjetuar!



Teksteshqip: Cilën këngë e konsideroni çelës suksesi?

Kolë Oroshi: Kam shumë këngë dhe kam punuar shumë projekte vitet e fundit. Nuk mundem të veçoj ndonjërën, sepse publiku i vlerëson më mirë. Sipas meje, e kompletuar muzikalisht dhe vokalisht është balada e vitit 2015 “Fale”, e cila përçon një mesazh të madh, ndalimin e vrasjeve në popull.

Teksteshqip: Flasim pak për bashkëpunimin e super-pëlqyer nga publiku me Gilin "Zoti i shpisë". Si u realizua?

Kolë Oroshi: Kënga u pëlqye nga unë dhe Gili, e meqenëse punoj dhe kam shoqëri të ngushtë me Ilirin e Gilin, vendosëm të realizojmë një duet bashkë për fansat. Si përfundim, kënga rezultoi e suksesshme dhe me një realizim shumë të qëlluar të klipit.

Teksteshqip: Cilin bashkëpunëtor e keni më përzemër?

Kolë Oroshi: Unë zakonisht bashkëpunëtor kam Ilir Beranin!



Teksteshqip: Nga artistët e kohës sonë, cilin do veçonit?

Kolë Oroshi: Rita Orën e cilësoj dhe e veçoj për kohën, megjithëse ka mjaft artistë tjerë të rinj që meritojnë edhe më shumë seç kanë marrë.

Teksteshqip: Në mbyllje të bisedës, a jeni në pregaditje të ndonjë projekti të ri?

Kolë Oroshi: Po, kam projekte që jam duke punuar rreth tyre, po ashtu për vitin 2016 do të del në treg albumi im i ri!

Teksteshqip: Kolë, ju faleminderit që ndatë këto pak çaste me ne. Ne ju falenderojmë dhe ju urojmë sa më shumë arritje!

Kolë Oroshi: Faleminderit juve, kam nderin të jem në mesin tuaj. Ju uroj më të mirën dhe të gjithë fansat i përshëndes dhe ju premtoj se asnjëherë s’do zhgënjehen nga unë…
(Arsim Kolari - teksteshqip.com)

Kolë Oroshi: “2016-Ta, Viti I Sukseseve Të Mia”