>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Me Zor Jetën E Shtyj” Nga Kolë Oroshi

25-04-2014
Këngëtari shqiptar i cili jeton në Zvicër, Kolë Oroshi, ka lansuar videoklipin e tij të ri një baladë me titull “Me zor jetën e shtyj”, të cilin e ka punuar kompozitori Ilir Berani, ndërsa klipin këngëtari ia ka besuar produksionit EMF Creative.



Përveç videoklipit që po shkon shumë mirë, këngëtari ka zbuluar se është në përgatitje të albumit të tij “Jam në përgatitje të albumit tim i cili do të ketë tetë këngë, dy nga të cilat do t'i sjell me videoklipe”, ka thënë Oroshi.



Ai ka treguar se albumi do të dalë në muajin korrik dhe se në album do të jetë edhe kënga e cila është në bashkëpunim me këngëtaren Ganimete Abazin. Ndryshe, këngëtari është mjaft i angazhuar edhe me koncerte e muzikë ‘live’, ku shumicën e rasteve ato janë nëpër diasporë.





2 Fjalë Për Klipin E Ri “Me Zor Jetën E Shtyj” Nga Kolë Oroshi