TEKSTESHQIP
Kur Vjen Pranvera 1985
Koncertet e Pranverës filluan në vitin 1985. Ishte gjithmonë vetëm një natë, votohej nga dëgjuesit e shikuesit dhe, mbas disa ditësh shpallej në radio-televizion kënga fituese. Nuk kishte çmime të dyta e të treta. Për çudi, koncerti u titullua "Kur vjen pranvera", kur të njëjtin titull kishte pasur kënga fituese e Festivalit të 11-të, aq të kritikuar, të dënuar e të ndaluar.

Koncerti i këtij viti u mbajt më 31.3.1985, morën pjesë 22 këngë. Kënga fituese u shpall në lajmet e fundit të datës 10.4.1985, disa orë para se të shpallej vdekja e E. Hoxhes.

Kënga fituese u shpall "Në duart e nënës"- muzika Gjergj Leka, teksti Zhuliana Jorganxhi
Kur Vjen Pranvera 1985 (1985)
  • Kur Vjen Pranvera 1985
  • Viti: 1985
  • 31/03/1985 - 10/04/1985
  • TV: Rtsh
  • Radio: Radio Tirana