TEKSTESHQIP
Kozma Dushi - Mos Më Lini Të Largohem
Kozma Dushi
Mos Më Lini Të Largohem

Për muzikën e këngës ka punuar si kompozitor Luan Zhegu, autore e tekstit është Jeta Vojkollari, ndërsa okestracioni është punuar nga Miron Kotani.

Teksti :: Song Lyrics

Jetoj një ëndërr çmendurie
Tretem në gaz, strukem në frikë
Të fluturoj mbi oqeane
Në arrati ndoshta një ditë

Të fluturoj unë pas një shprese
Se më ka humbur shpresa, mua
Zgjomëni ju nga marrëzia
Të shkoj dhe dua edhe s'dua

Po ku ta lë nënën e thinjur?
Një fjalë të mirë, një fjalë të hidhur
Të lë një këngë pa kënduar
E një dëshirë të paplotësuar?

Zgjomëni ju nga marrëzia
E mos më lini të largohem
Të më harrojë dashuria
E diku larg vetë të harrohem

Të fluturoj unë pas një shprese
Se më ka humbur shpresa mua
Zgjomëni ju nga marrëzia
Të shkoj dhe dua edhe s'dua

Po ku të iki, ku të shkoj?
Një fjalëz shqip, ku ta kërkoj?
Po ku ta gjej një mik, një shok?
Të më dëgjojë dhe kur flas kot?

Po ku ta lë nënën e thinjur?
Një fjalë të mirë, një fjalë të hidhur
Të lë një këngë, pa kënduar?
E një dëshirë, të paplotësuar?

Zgjomëni ju nga marrëzia
E mos më lini të largohem
Të më harrojë dashuria
E diku larg vetë të harrohem

Kontribuan:
Jeta Vojkollari
Komente 0