>
BIOSHQIP

Labi: Së Shpejti Do T’i Punësojë 7000 Persona!

17-01-2016
Këngëtari Labi pas shumë nismave bamirëse që ka ndërmarrë kohëve të fundit, ai ka vendosur që të bëjë diçka edhe shumë më të madhe. Ai ka thënë se do të hapë mbi 7000 vende të reja pune. Ndonëse jemi mësuar të shohim premtime nga politikanët tanë të cilët ofrojnë shumë marramendëse duke thënë se do punësohen edhe mbi 200.000 persona, prap se prap nuk është se kemi parë gjë. Por ja ideja e Labit: Lexojeni ngadalë e qetë, është për ju! LAJMRIM! E NDERUAR RINI DHE QYTETARË TÊ QYTETIT TIM DHE TË QYTETEVE NË KOSOVË! Shqipëria e Kosova nuk kane nevoje për emigrim të paligjshëm. Mbi 7000 vende te lira punësimi brenda dhe jashte vendit nga Europe Agency. Gjithçka nis nga Ferizaj….së shpejti! Gjithnje ëndrra jonë është të punësohemi dhe të punojmë dinjitetshem që të bëjmë një jetë më normale! Duke i sjellur paratë në vendlindjen tonë ne ndertojmë ardhmerine tonë! Nesër do ua publikoj të gjithë planprogramin dhe mundesin që u’a jep Europe Agenci! Mund ta vizitoni këtë faqe ‘EUROPE AGENCI’ Punësimi do të mundesohet si për shembull, Dubai, Gjermani, Turki e vende të tjera nëpër Europë! Shpejt do të ndodhin mrekullitë që të bindemi se në këtë vend ka edhe miresi.! Unë dhe ne këtu në qytet, duhet ta organizojmë pritjen e disa qytetarëve, por fillimisht duhet ta di numrin e juaj se sa mund të lajmrohen që të marrin pjesë nê atë event ku kompania u’a prezenton programin për punesim! Nëse bëhet nr më i vogël se 400 persona, duhet të mbajmë eventin në Qendren e Kultures, po në qoftëse është nr më i madh, atëherë në njê sallê që ka kapacitet mbi 1000 persona nëse duan të marrin pjesë! Nuk jam ndonje expert, por po mundohem të ju bëj zgjidhje qytetarëve për punësim. Gjithqka êshtë vetëm sherbim i imi pêr ju. Zoti na ndihmoftë! Me respekt, Labinot Tahiri! Managjeri Kryesor i kësaj kompanie pêr Ballkan, Z Ermali Jauri Shqiperi Poashtu dhe Managjeri pêr Kosovë Z, Shpyrton Mehmeti!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Labi: Së Shpejti Do T’i Punësojë 7000 Persona!