>
BIOSHQIP

Labi: Nuk Kam Më Fytyrë Të Kërkoj Para Nga Populli

19-03-2016
Këngëtari Labi ka qenë nismëtar i shumë inicativave për ndihmë ndaj njerëzve kohën e fundit.

Mirëpo ai ka thënë se rastete e sëmundjes me leukemi të cilat kanë nevojë për trajtim jasht vendit janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Ai ka shprehur një kërkesë & mendim mjaft interesant në Facebook, ku ka thënë se shërimi do kushtonte shumë më lirë nqs do të ekzistonte mënyra e shërimit të këaj sëmundje në Kosovë:

Ky është statusi i plotë i tij:
“Miq të dashur kam një propozim!
Lexoe me vemendje mundesisht është për popullaten tonë.
Do ti lutesha Popullit që ato aparatura për këso raste të semuara e me shuma marramendese që po i deponojmë jasht vendit tonë, më mirë do të na dal llogaria ti shërojme në KOSOVË.
Të punësojm mjek të nivelit të lart që mos të na shkojnë parat në këtë form sepse maroj XHEPI I MERGIMTARËVE DHE I SHQIPTARËVE.
Pasha të madhin Zot, unë përvete nuk kam fytyr më të kêrkoj ato shume të pa kapshme ja 100 mije ja 200 mijë…..!
Unë shpresoj se edhe ministria na ndihmon dhe parat tona sëbashku ti tubojmë e ta dhurojmë dhurat nga POPULLI YNË MBAR KOMBËTARË, edhe nesër unê po të jem me Leokimi tê shtrihem në atë spital.
Ashtu kështu po desim edhe nê Turqi, me mire te vdesim në vendin tonê dhe shembull parat e mia ti lë ne vendin tonë me zor jeta nuk caktohet nga ne. Ta bejmë njê plan sebashku me shëndetsinë, për LEOKIMIN spse unë nuk marr vesh shumë, dhe ta vendosim në ndonje repart të duhur në Spitalin tonë.
Vetëm me Lobimet e mia që kam bërê mbrenda dy viteve jam i bindur që mbi 1 milion euro janë dal nga Shteti ynë.
Kjo ide nuk është për tu nenqmuar është në të miren tonë.
Edhe në Kosovë mund të bëhet një gjë e till.
Pse ti qojm ato Milionat n?për Turqi e Franc e ku ta di unë.
Me besoni me çdo gurbetçarë që unë e takoj më thonë jemi LODH.
Dhe është e sakt që i kemi lodh.
Unë më nuk mund te thras njerzit per ato shuma edhe plus me i dergu jasht vendit për sherime.
Kerkoj shumm shumë falje mos te tentoj më njeri sepse u bë boll me vjen keq edhe vajza ime po të është.
Shperndaje dhe ruaje Labinot Tahiri.
Faleminderit”.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Labi: Nuk Kam Më Fytyrë Të Kërkoj Para Nga Populli