TEKSTESHQIP

Labi I ‘mbron 1-Shat’ E Presidentes

25-1-2016
Labi I ‘mbron 1-Shat’ E Presidentes
Dje është publikuar në disa prej portaleve tona lajmi për presidenten Atifete Jahjaga duke i publikuar notat e saj në shkollën e mesme, të cilat nuk kanë qenë edhe aq të mira.

Edhe pse mediat nuk guxojnë ta bëjnë publik një lajm të tillë ata prap se prap e kanë publikuar dhe kanë marrë kritika nga njerëz me reputacion të cilët e shohin këtë vepër si të turpshme.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe këngëtari Labi, i cili shqetësimin e tij e shprehi nëpërmes një postimi në rrjetin e tij social në facebook:

"Përshëndetje Zonja e Parë e shtetit të Kosovës dhe njëherit mikja e shqiptarëve e cila asnjëherë nuk i dhurove KOSOVËS imazh të keq, por vetëm të mirë të cilat i vlerësojnë ata që po na udhëheqin vendin më mirë se sa në vetë vendin tonë.
Po ndërlidhem me disa nota të shkëlqyeshme të cilat me publikimin e tyre, qudi se deri në cilën gjendje ka ardhur vendi ynë dhe publikojnë gjëra të pa vlera!
Zonja Presidente, shkurt po shpreh mendimin tim duke të dal në krah si shumë herë!
Amerikanët nuk janë budallenjë e din se me kënd punojnë.
Jemi mësuar ne me i thënë dikujt ndonjë somalezit se ti je më i mençur se sa udhëheqësi ynë!
Mos u bë merak.
Erdhen plot asi me nota të mira dhe veq na i morrën parat dhe sot kush nuk i sheh se ku janë disa me misione e që në hartë nuk e dinë se ku është Kosova
Shikoni ata njerëzit e meqëm sa të mençur janë në krahasim me ne: Z.Lushtakut i'a dhanë gjithë ato vite burg pa ditë se për kënd po akuzohet, ndërsa Ivanoviqit me fakte e me gjithçka i'a dhanë ato vite si me qenë ditë e bakllavës!
Eh kjo është shkalla e diturisë tonë kur gjerat nuk i bëjmë ne por disa që i kanë (5) e (10) qe nëpër dritare e që kurrë notat nuk u'a dim se çfarë i posedojnë!
Krejt kjo pasojë e notave të mira që i kanë.
E nderuara Presidente, të uroj shëndet!
Problem është me neve, sepse nuk e duam së pari veten tonë e dreqi fije nuk mundet me na ra se kush duam të na udhëheq, njerëzit me 5-she, apo vetëm duke na folë me gjuhë të huaj janë OK për neve.
Paq një ditë të qetë e madhja Presidente, për notat mos u bën merak edhe une edhe plot i kem pas si këso KRRABZA QË MAROJSHIM QORAPE TË LESHTA gjyshet tona...!
Eh dynja eh bac, jemi mbet edhe Presidentet me e njollosë heu çfare jemi... Zoti në fije na raft!
Përshendetje nga Labinot Tahiri me nota 5-she deri në klasën e 6-të se tani jeta më ka bërë me 5-she e me 10-tshe!
E madhja Presidente gezon rrespekt nga ana ime!"
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0