TEKSTESHQIP

Labi I Ka Dy Fjalë Edhe Për Adem Demaçin

10-2-2016
Labi I Ka Dy Fjalë Edhe Për Adem Demaçin
Këngëtari Labi i ka dedikuar sot një postim në rrjetin e tij social në Facebook një prej ikonave më të ndritura mbarëshqiptare, Adem Demaçi.

Ja postimi i plotë i Labit:
Të nderuar vëllezër e motra, pa i çmuar dhe respektuar ata të cilët sakrifikuan Rininë e tyre për jetën tonë të cilën po e bëjmë sot, dhe jo më nën presionin Serb, ne nuk do të kemi imazh të mirë dhe forcë për ta dashur atdheun.
Në këtë rast, dua të veçoj simbolin e rezistencës Shqiptare i cili veproi kundër çdo gjëje që i’u kanoste Shqiptarëve dhe Kosovës.!
Unë dua t’i preferoj Shqiptarëve të rinj, që ta mbajnë me krenari ndonjë Portret ose Pikturë me Personalitetin më të fuqishëm Shqiptar e atdhetarë ADEM DEMAQIN nëpër shtëpitë e tyre! Sidomos ata të rinj të cilët do të bëhen padronë nëpër shtëpitë e tyre.
Mos harroni Politikat e ndryshme mund të i’a humbin vlerat sikurse nganjëherë këtij njeriu! Por a’i që ndjen veten Shqiptarë nuk i’a humb vetës vlerën, dhe vlerën prej atdhetari këtij Njeriu!
Mandela I Shqiptarëve ADEM DEMAQI të jemi borgj për jetë e mot….!
Këtë punim e kam porosit për shtëpinë time.!
Punimi i këtij portreti u realizua prej drudhgdhendjes, nga Dora e Z. Gëzim Haxhimusa-Veteran i UÇK-së i njohur me nofkën PIKTORI- FERIZAJ!
Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0