TEKSTESHQIP

Porosia E Labit: Mos E Quani Kosovën “Dërrzhavë“

15-2-2016
Porosia E Labit: Mos E Quani Kosovën “Dërrzhavë“
Këngëtari Labi i cili tashmë ka hedhur zyrtarisht kandidaturën e tij për të qenë kryetar i ardhshëm i komunës së Ferizajit, ka vazhdimisht disa porosi për popullin, porosi të cilat ai i feston në Facebook.

E me që jemi në prag të festës së Pavarsisë së Kosovës, ia ka vendosur që t'ju tregojë të gjithë kosovarëve se nuk duhet vazhduar në këtë mënyrë pasi kështu vetëm sa po shkatërrojmë vetëveten.

"Sa qudi e madhe për kêtë vendin tonë...!
A ka ndonje titull të mire sa i perket fatit te Kosoves dhe fatit të këtyre njerzve që jetonë mbrenda saj!
Kapni shikoni lajmet,, në të gjitha anët 90% jane lajme të dëshperuara.
Më vjen keq, duhet shumë punë për ta k'thyer vullnetin e shqiptarëve që ta duan vendin si dikur që e donim.
Kur është në pyetje fati i Amerikes, të gjithë lideret e saj ulën dhe flasin dhe mirren vesh mes vete se është në pyetje Amerika e kam fjalen për Amerikën.
E kur është në pyetje fati i vendit tonë i Kosovës,, ndodhin gjerat si me na ra dikush mësysh për të keq! krejt kerrsh e llug pa fije dhimbje dhe pa fije ndjenje për vendin.!
THJESHT NE NUK JEMI TE PRIRË TA NUHASIM KOSOVËN SI SHTET DHE VEND PËR ARDHMERIN E FEMIJEVE TANË.
Ne akoma i themi 'Dërzhav'e kjo nuk është dërzhavë që me e lodh e me kthy nën ZERO si ish jugosllavine që u mundojshin me e mjel...! Kosovën nuk na e kanë falë të tjerët por e paguam me gjak e me jetë të njerzve dhe kjo do të thot se duhet ta duam e ta ruajm shumë.
Nëse kështu na shkon puna,,, ndoshta shumë afër e degjojmë duke na folur ndonjë Kryeminister apo President në gjuhën tjetër...!
Krahasimi i ndjenjave të festes së pavaresise me atë të para 8 viteve shkoi në humnerë!!
Më vjen shumë shumë keq për ato familje të cilët dhan jetë njerzish për Kosovën.., e disa akoma eshtrat nuk ua kanë gjetur,,, se sa për ne po shihet se ku jemi sot gati po dojme me kall vet vendin hiq pa na perkrah askush se ne jemi të prirë për ta shkatrruar njeri tjetrin dhe vendin.
Ditën e mirë Kosova jonë e vogël me shumë telashe" ka thënë Labinot Tahiri.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0