TEKSTESHQIP

Labi Ka Kërkuar Nga Prindërit E Anilës Të Tregojnë Shumën E Mbledhur Të Parave

16-3-2016
Labi Ka Kërkuar Nga Prindërit E Anilës Të Tregojnë Shumën E Mbledhur Të Parave
Këngëtari Labinot Tahiri ka nisur sërish një aksion të ri humanitar tashmë për vajzën Anila Braha, e prekur nga leukemia.

Ai bashk me shumicën e donatorëve të ndryshëm po mundohen që vazhdimisht të grumbullojnë shumën prej 120.000 eurove që u nevojiten për shërim.

Labi ka kërkuar gjithashtu nga prindërit e Anilës që të publikojnë listën e plotë të emrave që kanë ndihmuar me të holla.

Ja postimi i tij:

E lus publikisht, Prindin e Aniles të tregoj sakt shumën e Parave të tubuara. Në emrin e të gjithë donatorëve.
Vazhdojm me aksionin! Parat që po i shifni te dhenat në këto letra, këto unë nuk i posedoj vetëm se kam lobuar dhe njerzit jan lajmrua me vullnet te jashtzakonshem që une dhe ne i falenderojmë shumeee dhe ato direkt dergohen në konton e Aniles për mjekimin e saj.
Driton Hajrizi Ferizaj-Londer 500 euro Dritoni është nje organizator i sukseseve te mdha të mbremjeve shqiptare dhe për të nuk është hera par që ka ndihmuar..! Shume here me eshte pergjigjur për të ndihmuar në atdhe.
Gjithashtu familja e Selim Hasanit, pra djemt e ti shikoni kanë dhuruar 2000 euro
Dhe familjeet e shumta të cilat jane pergjigjur me Dekada për ti ndihmuar atdheut, familjet në Hungari... !
A ka gëzim më tê madh për ne, kur ne po i'a ndalim hovin asaj semundje të rëndë që Anila po e lufton dhe urojme që do ta forcojme Anilen dhe shumë Anila tëtjera.
Zoti na ndihmoftë!
E lus Prindin e saj urgjentisht të me tregoj se sa para jane tubuar që tua them Popullit, ndryshe nuk bën ashtu u'a kemi premtuar që do ta mbledhim shumën 120.000 euro normalisht me ndihmen e Qeveris ose Ministris se shendetsisë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0