Labi Në Protestën E Mbajtur Në Mitrovicë
9-7-2014

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka vazhduar që të përkahë shqiptarët nga Maqedonia, duke qenë pjesmarrës në protestat që po zhvillohen gjithandej në trojet shqiptare.

Ai ishte prezent në protestën e mbajtur në Mitrovicë, në të cilën u kërkua largimi i "Parkut të Paqes’, duke vazhduar me prezencën e tij në protestat e organizuara në qytetin e Shkupit, për rastin "Monstra".

Tahiri së fundmi ka marrë pjesë edhe në protestën e organizuar të martën në kryeqytetin e Kosovës, nga grupi i tifozëve "Plisat" në shenjë përkrahje për protestuesit shqiptar në Maqedoni.

Ai në profilin e tij në Facebook ka postuar një foto nga protestat, ku pranë tij shihet edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

"Pērshendetje tê gjithve. Disa foto nga protesta ne Prishtinë,me erdhi mirë qe ishte nje nr shumë i madh i Qytetarëve në përkrahje të Shqiptarëve në Maqedoni,por kishte me qen shumë mir qē të dalin dhe me teper njerez sepse më të vertet ata Shqiptarē beën shumē për ne në kohën me të rënd që kishte Kosova.! .Labinot Tahiri"
(Telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0