Ledi Vokshi: Nuk Po Shaja Gjuhën E Dafinës, Por Mënyrën Si Fliste
16-1-2013
Këngëtarja Ledi Vokshi ende qëndron pas fjalëve që ka publikuar në rrjetin social Facebook për këngëtaren Dafina Zeqiri. Ndonëse edhe pas shumë komentesh nga adhurues të dy këngëtarëve, një pjesë e tyre kanë keqkuptuar citimin e Ledit.
Ajo tani nëpërmjet gazetës "Zëri" shpreh keqardhjen për një pjesë të njerëzve të cilët në një farë forme kanë keqkuptuar fjalët që ka shkruar Ledi.
"Në adresën time elektronike në rrjetin social Facebook kam marrë shumë komente, disa persona nuk e kanë kuptuar domethënien time që e kam thënë për Dafinën. Në fakt unë nuk po shaja gjuhën që fliste Dafina në emision, por mënyrën që fliste. Ajo paraqitej sikur nuk donte të fliste, sikur ishte shumë më e mirë sa për të qenë aty, sikur e kishte sjellë dikush me zor, jo sikur kishte qejf të ishte aty", ka thënë ajo për "Zëri".
Ledi aktualisht është duke bërë një udhëtim nëpër Evropë, ku po viziton disa vende që nuk i ka parë deri më tani.
"U rrita në Amerikë, arrita ta shoh edhe Kinën para 2 muajve. Tani kam filluar mbarë dhe dua të shoh Evropën. S’kisha qenë asnjëherë, ishte hera e parë për mua të shoh Amsterdamin dhe Bruggen, këto dy vende mjaftë të bukura në Belgjikë. Përveç Belgjikës kam vizituar edhe Holandën dhe Gjermaninë", shton ajo.
Ledi duke qenë ende singël, këto pushime po i bënë vet, por thuajse në të gjitha këto vende ka miq dhe dashamirë të saj.
"Sa i përket jetës private, vazhdoj të jem singël, pushimet po i bëjë vet, por në të gjitha vendet po takoj miqtë e mi", thekson ajo. Pas kthimit nga Evropa, Ledi do të nisë punën për dy këngë të reja, të cilat do ti përgatitë në Shqipëri. Ajo planifikon që këto projekte të reja muzikore të lansohen gjatë muajit të ardhshëm.

(K. Bajrami / zeri)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 2