TEKSTESHQIP

Ledi Vokshi, Provokative Edhe Në Klipin E Ri

13-2-2013
Ledi Vokshi, Provokative Edhe Në Klipin E Ri
Sapo ka realizuar një set të ri me fotografi, me të cilat këngëtarja durrsake Ledi Vokshi na paralajmëron videoklipin më të ri. Edhe kësaj radhe Ledi ka menduar të vijë me mjaft ndryshime në dukjen dhe performancën e saj skenike. Por padyshim se këngëtarja do të vazhdoj të jetë mjaft provokative me veshjet e saj të veçanta.

Ledi është një tip karakteristik sa i përket stilit, ajo nuk heziton të eksperimentoj me dukjen e saj, por mbi të gjitha arrin të ndjehet e kënaqur në çfarëdo qoftë pamja e saj.

"Aktualisht kam realizuar disa fotografi të reja, me të cilat po paralajmëroj videoklipin tim të radhës. Do të jetë një klip më ndryshe, me një paraqitje dhe stil të ri. Jam një tip që preferon ndryshimet në pamje dhe kështu që mundohem të vijë me ndryshime të njëpasnjëshme në projektet e mia muzikore. Mbase arrijë që çdo herë të jem e kënaqur me këto eksperimente që bëjë në dukje", ka thënë ajo për "Zëri".

Ledi po bënë një punë të madhe në këtë projekt të ri muzikor për të cilin nuk preferon të zbuloj më shumë.

"Kur çdo gjë të jetë gati në përfundim, atëherë mund të flas për projektin e radhës", shtoi ajo.

Këngëtarja Ledi Vokshi gjatë këtyre ditëve, gjegjësisht për 14 shkurtin-ditën e Shën Valentinit dhe për festën e pesëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të jetë e angazhuar edhe me disa koncerte jashtë vendit. Edhe pse nuk zbulon shumë për jetën private, ajo Shën Valentinit i kushton mjaft rëndësi të madhe.

"Do të kemi super mbrëmje për 14 dhe 17 shkurtin. Do të jem në Londër për pesëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe Shën Valentinin ditën e të dashuruarve. Kam përshtypjen se do të kaloj bukur për këto dy festa", u shpreh në fund Ledi Vokshi.
(K. Bajrami / zeri)

Komente 0