TEKSTESHQIP
Ledina Çelo - Një Komb, Një Gjuhë
Ledina Çelo
Një Komb, Një Gjuhë

Muzika e këngës vjen si kompozim nga Luan Zhegu, për tekstin është kujdesur Alqi Boshnjaku, ndërsa për arranzhimin punoi Miron Kotani.

Teksti :: Song Lyrics

Sonte me ju, ne gjuha na bashkoi
na thërret ajo, ngado të jemi larg
se koha e egër në botë na largoi
por tingujt do tregojnë
se mblidhemi ne pranë
se këngën e shqipes
askush se ndalon
kudo nëpër botë ajo fluturon
ajo kapërcen oqeane e mal
me zërin e shpirtit thërret e jehon
Hej ju, hej ti
kënga po na fton
unë ju dua,ju më doni
s'ka kush na largon
Sonte me ju, ne gjuha na bashkoi
na thërret ajo ngado të jemi larg
se koha e egër në botë na largoi
por tingujt do tregojnë
se mblidhemi ne pranë
sonte kemi festë
jo thjesht një festival
në vargje e nota derdhur dashuri
në këngën time, ngazëllim e mall
për ju veç për ju o vëllezërit e mi
Hej ju, hej ti
kënga po na fton
unë ju dua,ju më doni
s'ka kush na largon
Hej ju, hej ti
kënga po na fton
kënga e shqipes fluturon
askush nuk e ndalon...
Komente 0