Leonida Marjakaj, Zëri I ëmbël I Dasmave
26-2-2013
Një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, të cilën të gjithë do të donin ta kishin në dasmën e tyre, falë zërit të saj.
Është kjo këngëtarja Leonida Marjakaj, e cila në rrëfimin e saj tregon se është me fat që ka një familje të bukur, dhe që motivohet cdo ditë nga dy fëmijët, Ilirjanën 9 vjeçare dhe Kevinin 7 vjeçar, dhe bashkëshortin e saj muzikantin Martin Marjakaj.
Në bisedën me ne artistja nuk harron të përmendë duke falenderuar ata që e dëgjojnë muzikën e saj dhe e ndjekin në cdo hap të karrierës së saj.
Këngëtarja e ëmbël që deri më tani ka një album në treg dhe duke krijuar këngë të reja, megjithëse jeton në Zvicër, ajo e shuan mallin duke vizituar shpesh herë vendlindjen. Për më tej ndiqni rrëfimin e artistës.
Përshëndetje Leonida, cfarë po bën gjatë kësaj kohe?
Leonida Marjakaj: Përshëndetje, gjatë kësaj kohe jam duke punuar disa këngë të reja si dhe jemi të angazhuar në disa mbrëmje.
Do të kemi ndonjë këngë të re, me videoklip?
Leonida Marjakaj: Sigurisht që po, një këngë me videoklip.
Ti i këndon shumë bukur dasmave, por në ndonjë festival, apo me muzikën argëtuese si i ke punët?
Leonida Marjakaj: Nëpër festivale nuk kam qenë shumë aktive për shkak se unë jetoj jashtë dhe e kam pak sa më të vështirë të jem cdo herë atje!
Si ia del Leonida të jetë një mama e mirë, një bashkëshorte e mirë dhe një këngëtare e suksesshme?
Leonida Marjakaj: Më motivojnë cdo herë fëmijët dhe bashkëshorti, jam e lumtur që jam pranë tyre, ata më japin vullnet për cdo gjë në jetë.
Pas çiftit Gjyste dhe Sokol Vulaj, ju vini të dytën me bashkëshortin tuaj që menaxhoni çdo koncert bashkë, e keni ndërruar ndonjëherë partnerin për të kënduar me një muzikant tjetër?
Leonida Marjakaj: Në fillim të karrierës ka pasur raste që më ka shoqëruar ndonnjë muzikant tjetër, përndryshe gjithmonë jemi bashkë me Martinin (bashkéshortin).
Të mungon vendlindja dhe a vjen shpesh?
Leonida Marjakaj: Më mungon vendlindja, por edhe e vizitoi shpesh.
Nëse të themi se në gusht kemi një dasëm, a jeni e zënë, apo varet nga data?
Leonida Marjakaj: Sezonin veror mund të them se gati të tërën e kemi të rezervuar!
Koncerti apo dasma më e vecantë që kurrë nuk e harroni?
Leonida Marjakaj: Koncerti që kam pasur në Marseille (Francë), ka qenë për 28 Nëntor, dhe kur e kam kënduar këngën "Oj Kosovë oj nëna ime", publiku ka qarë nga emocionet, sepse ishin përmalluar që të dëgjonin këngë shqip, ngase atje mbahen shumë rrallë mbrëmje shqiptare!

(Albavipnews)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0