>
BIOSHQIP

Leonora Poloska: Fama është Si Helmi...

04-11-2013
Këngëtarja Leonora Poloska ka vendosur që kohëve të fundit ti bëjë vetes pushim nga angazhimet në këngë. Ajo është një këngëtare që sa herë që sjellë këngë në skenën muzikore ti bëhen hite kështu që këto hite preferon ti sjellë më rrallë e për mall.

Sa i përket jetës private Leonora aktualisht e ka zemrën të përshkuar nga dashuria por jo në një masë të madhe. Në intervistën dhënë “Zërit” ajo flet më shumë për punën dhe jetën e saj jashtë këngës.

Kohëve të fundit si duket paksa jeni distancuar nga skena, cilat janë shkaqet?
Nuk kam ndonjë arsye konkrete e cila më ka distancuar nga kënga, mirëpo kur kam nevojë për një pushim atëherë e bëjë. Dhe kështu ndihem për momentin. Shfaqem atëherë kur unë dua.

Është momentalisht zemra e Leonorës e pushtuar nga dashuria?
(Qesh) jo përtej mase…Mundohem që jetën private të mos e shpalos shumë para opinionit kështu që ajo që mund të them tani është se zemra ime është e përshkuar nga dashuri por jo tej mase.

Kur do ta shohim Leonorën nuse me fustan të bardhë?
(Qesh) kur t'më humb këpuca e qelqit e t'më mbetet në ndonjë shkallë. Këtë as vet nuk e di, padyshim se kjo ditë është e përcaktuar nga vet Zoti i cili e ka të shkruar për ditën e nusërisë sime dhe veshjen e fustanit të bardh.

Së fundi keni ndryshuar edhe pamjen, mbase flitet edhe për një ndërhyrje të mundshme estetike, cila është e vërteta?
Në fakt kam ndryshuar vetëm ngjyrën e flokëve dhe kam mbjellë qepalla (qesh). Ndërkaq sa i përket ndërhyrje estetike nuk i preferoj dhe nuk i praktikoj.

Çfarë është ajo që të bezdis më së shumti në përditshmëri?
Ajo që aktualisht po me bezdis gati çdo ditë është ndryshimi i shpeshtë i klimës. Kjo po më nervozon më shumë, sepse a po përgatitna për një veshje, po më del të vesh krejt diçka tjetër, dhe përveç sa ky ndryshim po më sjellë edhe dhimbje koke.

Cili është rrethi i shoqërisë tënde?
Rrethi i shoqërisë sime ndryshon shumë shpesh, në realitet mund të them se relativisht herë është rreth e herë është trekëndësh. Por megjithëkëtë nganjëherë mund të mbesë edhe vet fare pa pasur shoqërinë për rreth.

Cilat vende vizitoni zakonisht dhe cili prej tyre ju pëlqen më së shumti?
Natyra më pëlqen shumë, në realitet gjithçka që ka të bëjë me natyrën dhe gjelbërimet. Nuk kam ndonjë preferencë të ndonjë vendi, por zakonisht më pëlqejnë vendet e çeta dhe që kanë natyrë. Në fakt nuk dua që shpesh të shkoj vetëm te një vend, dua që të frekuentoj vende të ndryshme që nuk kam qenë më parë. Zakonisht ditët e vikendit i shfrytëzoj për dalje.

Sa je duke e ndjekur zhvillimin e politikës në Kosovë?
Të them të drejtën politika është një fushë që nuk më zgjon interes fare për ta ndjekur dhe nuk më pëlqen aspak. Prandaj nuk jam duke e ndjekur aspak zhvillimin e politikës në Kosovë.

Edhe po që se nuk e ndjek politikën, padyshim se i njeh politikanët kosovarë, cili prej tyre mendon se punon më së miri për vendin e vet?
Është e vërtetë që edhe pse nuk e ndjekë politikën në Kosovë, unë i njoh politikanët kosovarë, mirëpo thënë të drejtën asnjëri prej tyre nuk më pëlqen, sepse populli ka nevojë për ndihmë dhe përkrahje.

E ke menduar veten ndonjëherë në politikë?
Thënë të drejtën jo, asnjëherë as që më ka shkuar mendja se mund të merrem me politikë. E them këtë sepse politika është një sferë që nuk më pëlqen fare, prandaj nuk mund as ta paramendoj veten në këtë fushë.

Ka Leonora ndonjë angazhim jashtë këngës?
Jashtë këngës aktivitetet e mia janë fitnesi, filmi, leximi, counteri, pokeri e shumë aktivitete të tjera. Jam një tip që nuk e çoj kohën kot pa u marrë me ndonjë aktivitet.

Një thënie jotja për fund?
Thënia që më pëlqen më së shumti është: "Fama është helm që duhet të merret në doza të vogla".
(Zëri)

Leonora Poloska: Fama është Si Helmi...