>
BIOSHQIP

Nuk është Huazuar Kënga E Leonora Poloskës

20-12-2014
Emisioni Prive, ditë më parë ka bërë të ditur për shikuesit se kënga "Do të digjesh" e këngëtares Leonora Poloska është vjedhur nga bullgarët, pasi e njejta melodi është pjesë e këngës "Na Moeto Myasto" e kënduar nga këngëtarja bullgare Kristiana.

Por teksteshqip.com ka kontaktuar me kompozitorin e kësaj kënge, Ocko Vasilkovski i cili ka thënë se këtë këngë e kishte pregaditur për Leonorën në vitin 2006, por që ka vendosur të krijojë një version remix të kësaj kënge:

"Po, unë e bëra këtë këngë për këngëtaren Leonora Poloska në vitin 2006. Ndërsa tani unë jetoj në Bullgari që prej vitit 2009 ku edhe po punoj në kompaninë muzikore 'Payner'. Kristiana është gruaja ime dhe ajo është këngëtare e kësaj platforme. Ideja ime ishte që të bëja një remix të këngës 'Do të digjesh' edhe për tregun bullgar" - ka thënë Ocko për teksteshqip.com

Ndërkohë që ai nuk i ka kursyer fjalët e mira as për këngën origjinale të kënduar nga Leonora, madje duke vazhduar rrëfimin ai tregon se kënga "Do të digjesh" ka qenë disa herë plagjiaturë e këngëtarëve të njohur jasht vendit: "Unë mendoj se kënga origjinale është shumë e mirë për tregun shqiptar, me që ra fjala në vitin 2010 është vjedhur në Turqi nga këngëtarët Atiye feat Teoman të cilët e kanë shndërruar edhe në duet, pastaj në vitin 2012 është vjedhur në Amerikë nga një bend i njohur si Halestorm" ka shtuar ai.

Në fakt ajo çfarë na ka habitur më shumë është heshtja e këngëtares Leonora Poloska, e cila nuk ka reaguar fare as ndaj shkrimeve nëpër media, ajo gjithashtu vitin e kaluar kishte paralajmëruar një duet me një këngëtare bullgare.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Nuk është Huazuar Kënga E Leonora Poloskës