Liliana Kondakçi, Përfundon Dënimin Në Itali
18-1-2013
Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Liljana Kondakçi është liruar nga burgu ditën e djeshme, duke shlyer kështu dënimin prej 2 vjet e 8 muaj burg në Itali, për akuzën e transportimit të lëndëve narkotike. Siti italian "La Gazzeta del sud", e cila bën publik lajmin, e përshkruan Liljanën si Minën shqiptare, teksa shton se nga Durrësi në Vlorë e nga Tirana në Elbasan nuk ka familje që mos të ketë në shtëpi një disk me këngë të saj.
Për shumë kohë në majat e suksesit në Shqipëri, Liljana si shumë artistë të tjerë zgjodhi të emigronte jashtë vendit, por pa u përpjekur për të çuar përpara karrierën e saj. Derisa në fund erdhi lajmi bombë dhe i pabesueshëm për shumë adhurues të saj se ajo ishte arrestuar në shtetin fqinj për transportim të lëndëve narkotike. Madje, këngëtarja ishte akuzuar se ishte pjesë e një organizate të fuqishme kriminale, e cila operonte në Europë.
Por pavarësisht kësaj, fansat e vet ende i dëgjojnë me nostalgji këngët e saj, edhe pse përfshirja në një vepër të tillë për shumë prej tyre do të mbetet zhgënjyese dhe e pafalshme. Për Liljanën, problemet me drejtësinë italiane nisën në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit teksa transportonte tre kile kokainë, por që mundi të shpëtonte nga një dënim kapital.
Ndërsa më vonë, në vitin 2010, ajo u arrestua në Selanik dhe më pas gjykata vendosi ekstradimin e saj drejt Italisë në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga gjykatësi i Catanzaro-s, Vincenzo Antonio Lombardo dhe prokurori i Anti-mafias, Vincenzo Luberto. Sipas grupit hetimor italian, Kondakçi ishte pjesë e një grupi kriminal prej 20 anëtarësh dhe vetë njihej apo thërritej me nofkën "la mamma".
Pas shlyerjes së dënimit është mësuar se këngëtarja do të riatdhesohet në Shqipëri dhe një pohim i saj për kohën e kaluar në burg apo për gjithë eksperiencën e kaluar, sigurisht që do të përbënte një ngjarje për adhuruesit dhe popullaritetin e saj. Mbetet për t’u parë nëse pas gjithë kësaj ajo do të vendosë të jetojë në Shqipëri përfundimisht.

(MAPO)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0