Gati Për Lansim Klipi “Dale“ Nga Lindon Berisha
20-4-2016

Ende pa u bërë një vit që nga debutimi i tij i parë në skenë, Lindon Berisha ka gati projektin e katërt. Pasi qëndroi në krye të listave muzikore me tri bashkëpunimet me Adrianin dhe Florianin, ai ka vendosur të vijë me një projekt solo.

Këngëtari që lirisht mund të quhet si prurja më e suksesshme muzikore e kohëve të fundit, ka realizuar videoklipin e tij të ri, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar nga produksioni Entermedia.

"Dale" mban titullin kënga, e cila është prodhim i "Brick Records" dhe sipas artistit gati për publikim do të jetë deri nga fundi i kësaj jave. Pritet që kjo këngë, e cila do të na sjell ritëm në këtë fillim vere të jetë "bomba" e radhës e artistit shkupjan që me zërin dhe stilin e tij të veçantë solli risi në showbizin shqiptar.
Lindon Berisha
Dale
[Teksti dhe Klipi]
(Telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0