TEKSTESHQIP
Loni Haklaj - Aleat
Loni Haklaj
Aleat

Shumë po e prisnin dhe më në fund pritja mbaroi, sepse ky materiali muzikor vjen i realizuar mjaft këndshëm edhe me anë të një videoklipi muzikor, video produksioni i të cilit është punuar nga A Films. Videoklipi u publikua më 4 Qershor 2024. Për këngën ka punuar kompozitori Ocko Vasilkovski, tekstin e krijoi Avni Qahili, ndërsa autor i orkestrimit rezulton të jetë Ardian Kastrati.
Teksti :: Song Lyrics
Aleancen e ndërrove,
paktin tonë e shkatërrove,
unë disfatë e ti po triumfon
okupove zemër tjetër
mbeta histori e vjetër,
jeta mjaltë e qumshtë ty po të shkon.

Humba unë e ti triumfon

preferon tjetër kapital

REF:
Aleat ne kishim qenë të dy,
po hyri në mes nesh superfuqi,
e shkatërroi një dashuri.
Aleat shumë vite një jetë,
paktin tonë e shkatërrove vet,e zhduke krejt!

Protokollin ke ndryshuar
tjetërkund je stacionuar
ajo të shikon ty drejt ne sy
Zonë e lirë paska qëlluar
tashmë ti je okupuar
paska pas shumë fat në dashuri!

Humba unë e ti Triumfon,
preferon tjetër kapital

REF:
Aleat ne kishim qenë të dy,
po hyri në mes nesh superfuqi,
e shkatërroi një dashuri.
Aleat shumë vite një jetë,
paktin tonë e shkatërrove vet,e zhduke krejt!

REF:
Aleat ne kishim qenë të dy,
po hyri në mes nesh superfuqi,
e shkatërroi një dashuri.
Aleat shumë vite një jetë,
paktin tonë e shkatërrove vet,e zhduke krejt