Ky nuk është rasti i parë, por as i fundit që motrat ndjekin shembullin e njëra-tjetrës, në rastin konkret, në muzikë. Kështu ka bërë motra e këngëtares së njohur Mihrie Braha, Lora, e cila edhe pse ushtron profesionin e ekonomistes, merret edhe me muzikë. Ajo ka filluar të këndojë qysh fëmijë në aktivitete të shkolles dhe me siguri, edhe prania e Mihries në këtë fushë e ka ndihmuar shumë. Në shumicën e rasteve punojnë me të njëjtin ekip bashkëpunëtorësh (realizues të këngëve, tekstshkrues, realizues të klipeve). Lora ishte shumë aktive në muzikë dhe televizion në vitet 2000. Ajo gjithashtu ishte pjesë edhe e spektaklit të dikurshëm ‘Telebingo Kosovare’ që organizohej nga Naim Abazi. Edhe pse solli disa këngë në karrierën e saj si këngëtare, kohëve të fundit ajo nuk është aktive me këngë e klipe të reja. Videoklipi i fundit që ajo publikoi ishte bashkëpunimi me motrën Mihrije Braha në këngën ‘Krejt le ta dinë’ në verën e vitit 2013. Ajo është e angazhuar vetëm në emisionin ‘Odeon’ të Naimit dhe Mihrijes dhe në xhirimet festive të Vitit të Ri me këngë popullore. Lora ka krijuar familje, ajo është nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe djalit të vogël.