Biografia
Ne Maj 2019, Loredana përballet me akuzat se ka marrë shuma të mëdha parash nga një çift zviceran nën kanosje dhe kërcënim. Ajo ishte prezente në Kosovë për të rrëfyer në një konferencë të hapur për media versionin e saj të ngjarjes. Duke i mohuar tërësisht këto akuza, Loredana ka thënë se arsyeja e vizitës së saj në Kosovë është krejt tjetër. "Për fillim deshta të them që në Kosovë kam ardhur për të xhiruar klipin e ri, pas përfundimit të videoklipit do kthehem prapë në shtëpinë time në Zvicër më bashkëshortin dhe vajzën time, Hanën", ka thënë rap-artistja gjatë konferencës. Ndërkohë, pas konferencës, ajo duket se është larguar për në xhirimet, teksa këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në InstaStory. Ajo shfaqet së bashku me një ekip vajzash të veshura me uniformë ushtrie, ndërsa performojnë sipër një veture.
Më 18 nëntor 2024, publikon librin e saj “When My Heart Broke” dhe Loredana shprehet kështu: "Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si më të trishtën, më dramatiken dhe më të lënduarin. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është e imja, e dini? E ndjeva, e përjetova, e jetoja. Kështu që unë dua t'ju mirëpres, mirë se vini në historinë time. Të cilat i shkruajta, edhe pse ndonjëherë më dhemb të kthehesha në plagët e së shkuarës, t'i përjetoja përsëri. Edhe pse këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat nuk do të kisha ëndërruar t'i bëja publike më parë".