A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Loredana
  • Jeton dhe vepron në :
  • Gjermani 
  • Mosha:
  • 24 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 1 Shtator 1995
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♍ Virgjeresha
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  333
Këndon kryesisht: pop hip-hop

Loredana është këngëtare e njohur. Loredana Zefi eshte me origjine nga qyteti i Ferizajit dhe është e dashura e reperit të mirënjohur Mozzik. Cifti ka nje vajze te lindur me 18 Dhjetor 2018, Hana Aliu.

Më datë 15 Qershor 2018, Loredana publikon videoklipin "Sonnenbrille" që do të thotë "Syze dielli". Kjo këngë e Loredanës u pëlqye shumë nga publiku dhe për një kohë të shkurtër pas publikimit,arriti të marrë 3-5 milionë shikime. Kënga është në gjuhën gjermane dhe ka pak fjalë të cilat janë në gjuhën angleze. Regjia e këngës ishte nga Eugen Kazakov dhe Mohamed Elbouhlali. Videoklipi është incizuar nga Manfred Baulig. Production assistant:Christian Grösgen.

Më datë 15 Qershor 2018, Loredana publikon videoklipin "Sonnenbrille".

Më datë 14 Shtator 2018, Loredana publikon videoklipin "Bonnie & Clyde", në bashkëpunim me Mozzik.

Më datë 18 Shtator 2018, Loredana dhe Aya Nakamura publikon videoklipin “Djadja”

Më datë 7 Dhjetor 2018, Loredana publikon videoklipin "Million Dollar $Mile".

Më datë 31 Janar 2019, Mozzik & Loredana publikojnë videoklipin "Romeo & Juliet". Videoklipi u prodhua nga kompania Entermedia.

Në Maj 2019, Mozzik & Loredana marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "Romeo & Juliet".

Ne Maj 2019, Loredana përballet me akuzat se ka marrë shuma të mëdha parash nga një çift zviceran nën kanosje dhe kërcënim. Ajo ishte prezente në Kosovë për të rrëfyer në një konferencë të hapur për media versionin e saj të ngjarjes. Duke i mohuar tërësisht këto akuza, Loredana ka thënë se arsyeja e vizitës së saj në Kosovë është krejt tjetër. “Për fillim deshta të them që në Kosovë kam ardhur për të xhiruar klipin e ri, pas përfundimit të videoklipit do kthehem prapë në shtëpinë time në Zvicër më bashkëshortin dhe vajzën time, Hanën”, ka thënë rap-artistja gjatë konferencës. Ndërkohë, pas konferencës, ajo duket se është larguar për në xhirimet, teksa këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në InstaStory. Ajo shfaqet së bashku me një ekip vajzash të veshura me uniformë ushtrie, ndërsa performojnë sipër një veture.

Më datë 6 Qershor 2019, Loredana publikon videoklipin "Labyrinth". Kënga është punuar nga Dominik Braz Bittrich dhe vjen për fansat në gjermanisht, gjersa për tekstin është kujdesur vet Loredana. Për anën vizuale janë kujdesur produksioni kosovar Entermedia, gjersa xhirimet e klipit janë kryer në ditën kur ajo edhe mbajti kongerencë në Prishtinë, për të sqaruar akuzat për aferën e famshme me çiftin zviceran. Loredana është dukur tejet atraktive me paraqitjen e saj në klip, së cilën ia ka besuar kreatores vendore, Blerina Kllokoqi-Rugova. Disa ditë më parë, reperja shqiptare u përball edhe me një humbje të madhe, kjo pasi babai i saj ndërroi jetë.

Më datë 4 Korrik 2019, Loredana publikon videoklipin "Jetzt Rufst Du An". Pjesë e këtij videoklipi është edhe bashkëshorti i Loredanës, reperi Mozzik, i cili qëndron pothuajse gjithnjë prapa projekteve të këngëtares.

Më datë 19 Korrik 2019, Hava publikon videoklipin "Korb", në bashkëpunim me Loredanën.

Më datë 1 Gusht 2019, Loredana publikon videoklipin "Eiskalt", në bashkëpunim me Mozzik.

Më datë 5 Shtator 2019, Loredana publikon videoklipin "Kein Plan", në bashkëpunim me Meron.

Më datë 12 Shtator 2019, Loredana publikon videoklipin "Genick".

Në vitin 2019, Loredana publikon albumin "King Lori".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  Shqiptaret  

E dashura e

Mozzik

Motra e

Sandro Zefit

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019