Luan Zhegu
Kudo Je Ti
Kudo Je Ti
Këngën e kompozoi Osman Mula, ndërsa teksti është përshtatur nga Jorgo Papingji.
Teksti :: Song Lyrics
Në një dritëz që shkëlqen
dhe në notat e një kënge
në një zemër që troket
je ti
Në këto duar që ndërtojnë
dhe në krahët e një ëndrre
tek një foshnjë që buzëqesh
je ti
Nëpër rrugët plot me drita
në dëshirat e një zemre
në gëzimin e rinisë
je ti
Në shkëlqimin e mëngjesit
në argjëndin e një mbrëmje
çelur në një poezi
je ti
Refreni:
Dhe i mblodha zërat që ka jeta
ngjyrat që shpërthen natyra
dhe thura sot me to
një poezi
Mora gazin që shpërthen në zemra
gjithë buzëqeshjen e qytetit
dhe thura sot një këngë
plot dashuri
zerat qe burojne nga zemra
se jeta jone eshte
kenge dhe poezi
dhe në notat e një kënge
në një zemër që troket
je ti
Në këto duar që ndërtojnë
dhe në krahët e një ëndrre
tek një foshnjë që buzëqesh
je ti
Nëpër rrugët plot me drita
në dëshirat e një zemre
në gëzimin e rinisë
je ti
Në shkëlqimin e mëngjesit
në argjëndin e një mbrëmje
çelur në një poezi
je ti
Refreni:
Dhe i mblodha zërat që ka jeta
ngjyrat që shpërthen natyra
dhe thura sot me to
një poezi
Mora gazin që shpërthen në zemra
gjithë buzëqeshjen e qytetit
dhe thura sot një këngë
plot dashuri
zerat qe burojne nga zemra
se jeta jone eshte
kenge dhe poezi
- Publikimi: 01/03/1986
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Korrigjo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
Komente 0