TEKSTESHQIP
Lucie Miloti & Xhevdet Hafizi - Kur Perendon Dielli
Lucie Miloti & Xhevdet Hafizi
Kur Perendon Dielli

Teksti :: Song Lyrics
Mbeta gjith' ditën hijeve,
Se m’than' në hije rri.
Etjen e shova krojeve,
Krojeve ku pinë ti.

E mira u raft'-o hijeve,
Qi mujtën me m’fresku.
I kjart asht' uji i krojeve,
Se etjen ma kanë shu.

Kori

Po t'jeni bashk' ju të dy,
Do t'ju shikjojn' me zili
E do t'ju flasin ndër sy,
Sa duheni ju të dy.

Dueti

Po t’jemi bashk' na të dy,
Do t’na shikjojn' me zili
E do t’na flasin ndër sy,
Sa duhemi un' e ti.

Orkestra - introduksioni

Sa herë bjen dielli majave
E muzgut rrug' i lëshon.
Sa kandshëm ju th'rret deleve,
Kur stanit nis e i çon.

Besa u k'naqa hijeve,
Gjith' ditën kep më kep,
Kur zanin ja l’shoj deleve
E ti përgjigje më jep.

Dueti

Po t'jemi bashk' na të dy,
Do t'na shikjojn' me zili
E do t'na flasin ndër sy,
Sa duhemi un' e ti.

Kori

Po t'jeni bashk' ju të dy,
Do t'ju shikjojn' me zili
E do t'ju flasin ndër sy,
Sa duheni ju të dy.

A, a, a, a...

Dueti

Po t’jemi bashk' na të dy,
Do t’na shikjojn' me zili
E do t’na flasin ndër sy,
Sa duhemi un' e ti.

DËRGOI:
Komente 0