Më mbaj mend (për 1 muaj)


Loni Gashi Dhe Blero, Së Shpejti Videoklipi I “Untouchable”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[12-01-2014]
Një prej talentëve më premtues shqiptar për skenën ndërkombëtare, Loni Gashi, pritet që shumë shpejt të publikojë edhe videoklipin e tij të parë.

Është kënga “Untouchable” ajo me të cilën u paraqit para publikut shqiptar, një projekt në bashkëpunim me Bleron.

Dhe, është pikërisht producenti dhe këngëtari, Blero, ai që ka konfirmuar se shumë shpejt do të publikohet edhe videoklipi i parë i Loni Gashit, e që do të jetë ndoshta edhe i fundit për skenën vendore.

“Shumë shpejt do të lansohet videoklipi i parë i Loni Gashit. Tashmë është duke u idejuar projekti dhe shumë shpejt do të realizohet nga një produksion shqiptar”, ka theksuar Blero për Prive, pa dashur të precizojë detaje tjera.

Por, kjo nuk është e tëra nga Loni Gashi. Telegrafi ka informacione të sigurta se ai ka finalizuar albumin e tij të parë, i cili do të jetë i dedikuar për skenën ndërkombëtare.

Vet Loni ka refuzuar të flasë për mediat shqiptare, pasi që nuk e ka për synim tregun shqiptar, sepse ëndrra e tij është skena ndërkombëtare.

Telegrafi ka provuar të sigurojë një prononcim nga Loni, por ai ka refuzuar kategorikisht duke mos dashur të zbulojë asgjë të re për albumin, për të cilin ka aluduar shumë nëpër rrjetet sociale.
 (Telegrafi)

      Blero - Untouchable (Feat.Loni Gashi) [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet