TEKSTESHQIP
Luziana - Sokaqarja
Luziana
Sokaqarja

Kënga është një krijim me tekst nga Armand Trebicka, ndërsa orkestrues i këngës rezulton të jetë Genci Malaj.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Çupëzë e vogëlë
Një minutë rehat s’më lë
Sa në portë, sa në dritare
Qenke shumë sokaqare x2

Unë jam çupa e merakut
Nuk jam çupa e sokakut
Në sokak nëna s’më lë
Po të shoh me dru më zë x2

Çupëzë moj sokaqare
Të ziun e çmende fare.
Sokaqarja të ka çmendur
O bandill, o flokëdendur x2

Çupë moj të rëntë nuri
Nuk e kam zemrën prej guri
Kur të çeli bukuria
Nisën dhe hallet e mia x2

Sevdaja është hallemadhe
Kush të tha të hysh në valle
Sa te porta, te dritarja
Të çmendi kjo sokaqarja x2

Çupëzë moj sokaqare
Të ziun e çmende fare
Sokaqarja të ka çmendur,
O bandill, o flokëdendur x5

Kontribuan:
Anxhelo Halliwell,
Luziana Tahiri
Komente 0